☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 93.09 ▲0.24%
ARI 4,177 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,020 ▲ +1.76% ETH $2,717 ▲ +0.99% XRP $1.5003 ▲ +0.81% SOL $119.7500 ▲ +1.31%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.09 ▲0.24 % ARI 4,177 ▼0.6 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.09 ▲0.24 % ARI 4,177 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Sporti

Vllaznia nuk gjen veten ndaj rivalëve direkt! Nga dominimi te paqëndrueshmëria, historia e dy ekipeve këtë sezon

Vllaznia vijon të shfaqë dy “fytyra” të ndryshme këtë sezon, sidomos kur bëhet fjalë për përballjet me ekipet e kreut. Nëse në “Loro Boriçi” kuqeblutë duken të pathyeshëm dhe imponojnë ritmin e tyre ndaj çdo rivali, në transfertë historia ndryshon ndjeshëm. Statistikat tregojnë qartë se skuadra e drejtuar nga Martini has vështirësi serioze në duelet […]

Vllaznia vijon të shfaqë dy “fytyra” të ndryshme këtë sezon, sidomos kur bëhet fjalë për përballjet me ekipet e kreut. Nëse në “Loro Boriçi” kuqeblutë duken të pathyeshëm dhe imponojnë ritmin e tyre ndaj çdo rivali, në transfertë historia ndryshon ndjeshëm.

Statistikat tregojnë qartë se skuadra e drejtuar nga Martini has vështirësi serioze në duelet jashtë Shkodrës ndaj kundërshtarëve që kryesojnë kampionatin ose janë pjesë e katërshes së parë. Në gjashtë përballje të tilla në transfertë, Vllaznia ka arritur të marrë vetëm një fitore, një bilanc që flet shumë për ecurinë e saj në këto sfida direkte. Një tregues i qartë se, pavarësisht cilësive dhe potencialit që ka skuadra, diçka mungon kur bëhet fjalë për ndeshjet më të forta larg shtëpisë.

Ndaj Egnatias në Rrogozhinë, kuqeblutë kanë regjistruar dy barazime, fillimisht një 0-0 pa shumë emocione dhe më pas një 2-2 më spektakolar. Dy rezultate që, megjithëse shmangin humbjen, nuk i japin Vllaznisë atë shtysë të nevojshme për të konsoliduar pozitat në krye të renditjes. Ndërkohë, përballjet me Dinamon kanë prodhuar rezultate të kundërta. Një humbje 3-1 në një takim ku shkodranët u shfaqën të brishtë në prapavijë dhe një fitore 0-2 në duelin e dytë, e cila mbetet edhe e vetmja fitore e Vllaznisë në transfertë ndaj një rivali direkt të kreut. Një sukses që tregoi potencialin real të skuadrës, por që nuk u pasua me vazhdimësi. Edhe më të vështira kanë qenë sfidat ndaj Elbasanit, skuadër që së fundmi i rrëmbeu vendin e parë Vllaznisë.

Dy humbje në transfertë, 1-0 në fazën e dytë dhe 3-1 në fazën e katërt, konfirmojnë vështirësitë e kuqebluve për të përballuar presionin në ndeshje të tilla direkte jashtë fushës së tyre. Kjo panoramë krijon idenë e një “dobësie” të dukshme të Vllaznisë në transfertë ndaj rivalëve kryesorë, një kontrast i fortë me paraqitjet në shtëpi, ku skuadra ka dominuar bindshëm dhe nuk njeh humbje në përballjet me ekipet e kreut. Për të mbetur pretendente serioze për titullin, Martini dhe të tijtë do të duhet të gjejnë zgjidhje për këtë hendek performance, pasi pikërisht këto ndeshje janë ato që bëjnë diferencën në fund të sezonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.