☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,787 ▲ +0.58% ETH $2,268 ▲ +1.11% XRP $1.2493 ▼ -0.52% SOL $95.6600 ▼ -1.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Vlorë, Basha: 5 prioritet e PD-së për zhvillimin e ekonomisë

-“Shqipëria, në raport me vendet e tjera të rajonit, është e fundit për sa i përket pëlqyeshmërisë nga bizneset. Shkaqet janë mungesa e politikave ekonomike, politika plotësisht e gabuar fiskale  dhe korrupsioni”, ka deklaruar sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim sot me përfaqësues të biznesit në Vlorë, ndërsa ka prezantuar 5 prioritet e PD për zhvillimin  e ekonominë.

Basha u shpreh se nuk ka ardhur të bëjë fushatë elektorale. “Natyrisht turi që po bëj nëpër Shqipëri është për protestën e 16 shkurtit, por bashkëbisedimi me ju po e bëj në një kuadër shumë më të thellë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për gjendjen ekonomike në Shqipëri”, tha ai.

Më tej, Basha u tha përfaqësuesve të biznesit se vizioni i PD-së për të ringjallur ekonominë përbëhet nga 3 shtylla kryesore.

“Ne kemi një vizion mbi të cilin do të bazojmë politikat tona ekonomike. Ky vizion përbëhet nga 3 shtylla kryesore: Çlirimi i tregut nga monopolet, oligarkia dhe korrupsioni. Një politikë fiskale, e cila do të nxisë prodhimin dhe punësimin si objektivi ynë numër një. Orientimi nga prioritet e ekonomisë shqiptare”, tha ai.

Po ashtu, Basha ka prezantuar 5 prioritet e PD për zhvillimin  e ekonomisë që janë turizmi, për të mos pasur në çdo cep të bregut nga një klient të qeverisë; energjetika, teknologjia e informacionit, bujqësia dhe agro-turizmi, logjistika.

“PD është parti pro sipërmarrjes, sepse objektivi ynë numër 1 është punësimi. Sa më shumë vende pune do të jeni në gjendje të krijoni, aq më mirë do t’ju mbajmë. Këto janë 5 prioritetet sipas vizionit tonë. Asgjë nuk është e shkruar në gur. Kjo tavolinë dhe shumë të tjera si kjo kanë këtë qëllim, ta ndajmë këtë vizion me ju, ta pasurojmë me ju dhe të keni nesër një qeveri që nuk ju vë shkelmin në fyt, por ju shtrin dorën”, ka shtuar ai.

“Ky është objektivi ynë, ky është vizioni i Partisë Demokratike dhe qendrës së djathtë me mbështetjen edhe të aleatëve tanë europianë për të nesërmen e ekonomisë shqiptare”, ka thënë ai. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.