⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.73 ▲0.8%
ARI 4,051 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,694 ▼ -1.54% ETH $2,065 ▼ -2.83% XRP $1.0550 ▼ -4.03% SOL $83.0400 ▼ -3.73%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.73 ▲0.8 % ARI 4,051 ▲0.52 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.73 ▲0.8 % ARI 4,051 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja në Tiranë: Ekzekutohet Vilson Tafçiu, në zonën e Astirit, ishte deportuar nga Franca si shpërndarës lënde narkotike

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, ku rreth orës 20:45 minuta pranë një lokali, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu. Në momentin e ngjarjes, 28 vjeçari, ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, zonë e populluar dhe me lëvizje të shumta, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me disa plumba, duke mbetur i vdekur.

Viktima Vilson Tafçiu (Noka) jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë. Viktima ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte jetuar në Belgjikë dhe Francë, dhe ishte deportuar para ca kohësh nga autoritetet franceze, për shkak të së shkuarës së tij.

Tafçiu rezulton se ka shkuar në Francë më 7 mars 2018 dhe vetëm një javë më pas, më 12 mars, është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet franceze e kanë dënuar me një vit burg, prej ku ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar në Shqipëri.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.