☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,675 ▼0.42%
DOW 53,003 ▼0.86%
NASDAQ 26,096 ▼0.89%
NAFTA 86.64 ▲2.67%
ARI 4,576 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,418 ▲ +5.25% ETH $2,323 ▲ +10.51% XRP $1.2639 ▲ +18.38% SOL $87.1800 ▲ +6.06%
S&P 500 7,675 ▼0.42 % DOW 53,003 ▼0.86 % NASDAQ 26,096 ▼0.89 % NAFTA 86.64 ▲2.67 % ARI 4,576 ▲0.67 % S&P 500 7,675 ▼0.42 % DOW 53,003 ▼0.86 % NASDAQ 26,096 ▼0.89 % NAFTA 86.64 ▲2.67 % ARI 4,576 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Vuçiç i del sërish në mbrojtje Radoiçit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë sërish hapur në mbrojtje të organizatorit të sulmit terrorist në Banjska, Milan Radoiçiç, duke deklaruar se ai nuk po ndiqet penalisht për sulmin terrorist në Banjska, por për shkak të Kosovës.

Vuçiç e tha këtë publikisht në fillim të kësaj jave, edhe pse Interpoli ka lëshuar një njoftim të kuq për Radoiçin, i cili së fundmi u raportua se po i ofrohej siguri nga anëtarë të xhandarmërisë serbe.

Dhe jo vetëm Radoiçiç, por edhe Zvonko Veselinoviç, edhe pse të dy janë në listën e zezë të Amerikës, me akuza që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për zyrtarët e qeverisë së Kosovës, kjo deklaratë e presidentit serb dëshmon se sistemi i drejtësisë serbe kontrollohet prej tij, i cili në të njëjtën kohë inkurajon sulmet ndaj oficerëve të policisë shtetërore të Kosovës.

Ndërkohë, ekspertët e sigurisë e vlerësojnë mesazhin si shqetësues dhe kërkojnë një përgjigje më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kjo vërteton atë që bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës e kanë theksuar vazhdimisht. Vuçiç po injoron kërkesën e Interpolit, duke treguar shpërfillje të plotë për sundimin e ligjit. Sipas tij, kjo përbën një vazhdim të luftës hibride kundër Kosovës dhe një mesazh që mund të inkurajojë elementët ekstremistë serbë të sulmojnë oficerët e policisë, me bindjen se ata nuk do të mbahen përgjegjës, pasi veprimet e tyre do të justifikohen si politike. Ai e përshkruan këtë si një fazë të re të kërcënimit hibrid që Vuçiç po adreson në funksion të tensioneve të brendshme në Serbi”, tha Nuredin Ibishi – ekspert i sigurisë.

Mbrojtja publike e Milan Radoiç nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dërgon mesazhin e gabuar dhe rrezikon të inkurajojë veprime destabilizuese në rajon, thotë Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus.

Kjo lidhje e ngushtë midis tyre është edhe një herë një konfirmim i qartë për bashkësinë ndërkombëtare se Serbia, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, nuk duhet të mbështetet në asnjë mënyrë, dhe ajo duhet të sanksionohet dhe duhet të krijohen reforma për llogaridhënie dhe parandalim të terrorizmit. Nëse kjo vazhdon, atëherë ka të ngjarë që në të ardhmen Serbia të inkurajohet të kryejë sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vendet e tjera fqinje”, tha Gurakuç Kuçi – Instituti Octopus.

Autoritetet serbe nuk kanë ngritur aktakuza kundër Radoićić, pavarësisht se kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjska në shtator 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Për më tepër, ai mbetet në arrati në Serbi, ku ka edhe një vendbanim të regjistruar në Beograd.

Prokuroria Speciale e ka përfshirë Radoićić në aktakuzën kundër 45 personave, duke e përshkruar atë si organizatorin dhe udhëheqësin e grupit terrorist.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre të pandehur në prill, Blagoje Spasojević dhe Vladimir Tolić u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimović u dënua me 30 vjet burg. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, përfshirë Milan Radoićić, mbeten në arrati.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve në Serbi të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjska./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.