☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.39 ▼0.17%
ARI 4,508 ▼3.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,488 ▼ -3.26% ETH $2,433 ▼ -2.8% XRP $1.3793 ▼ -5.46% SOL $103.6000 ▼ -5.39%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.39 ▼0.17 % ARI 4,508 ▼3.34 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.39 ▼0.17 % ARI 4,508 ▼3.34 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Zaev për “Der Spiegel”: Pranojmë shtesë gjeografike për emrin e Maqedonisë

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dhënë një intervistë për magazinën më të madhe europiane, “Der Spiegel“, ku ka folur kryesisht rreth kontestit të emrit me Greqinë.
Sipas tij, Maqedonia nuk ka asnjë pretendim irredentist ndaj fqinjit jugor, por është fakt se rajoni historik i Maqedonisë shtrihet në tre shtete: “pjesa veriore ose e epërme në vendin tonë, pjesa lindore në Bullgari dhe pjesa jugore në Greqi. Ky është fakt dhe ne nuk duhet të jemi kundër fakteve. Për shkak se grekët duan të dallojnë, ne e kuptojmë dhe e pranojmë që të ketë një shtesë gjeografike (për emrin e Maqedonisë.” Zgjidhja e kontestit të emrit do kishte dobi edhe për Greqinë, që do përafronte rolin udhëheqës të saj në rajon.

Për të sqaruar raportin e mirë mes dy shteteve, Zaevi ka shtuar se mbi një milion maqedonas udhëtojnë çdo vit në rivierën greke.

Pas përmendoreve, librat e historisë?

Në pyetjen e gazetarit Keno Verseck, se çfarë ka në plan të veprojë Maqedonia pasi largimit të disa përmendoreve dhe emrit Aleksandri i Madh nga autostrada dhe aeroporti i Shkupit, Zaev përgjigjet se momentalisht nuk ka asgjë konkrete, por është i gatshëm të flasë për të gjitha problemet. Në të ardhmen, “për shembull mund të ketë komisione të përbashkëta për ripërpunimin e librave historik shkollorë.”

Në fund Zaev shton se as nuk e paramendon mos zgjidhjen e emrit, nga vetë fakti se Maqedonia si vend multi-etnik luan rol qendror në Ballkanin perëndimor. “Nëse te ne sundon jo-stabiliteti dhe trazirat, atëherë kjo do rrezatonte në gjithë rajonin. Andaj zgjidhja e kontestit të emrit i paraprin zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe integrues të Maqedonisë dhe gjithashtu dobi do kishte edhe vetë BE.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.