🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 81.06 ▼2.65%
ARI 4,449 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,656 ▼ -0.51% ETH $1,890 ▼ -0.97% XRP $1.0078 ▼ -0.92% SOL $76.1200 ▼ -0.52%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.06 ▼2.65 % ARI 4,449 ▼0.41 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.06 ▼2.65 % ARI 4,449 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Zgjedhjet e 7 qershorit vlerësohen të lira dhe konkurruese, evidentohen disa sfida

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit janë vlerësuar se janë zhvilluar përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta, ndërsa nuk janë evidentuar probleme që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të procesit. Administrimi i zgjedhjeve është cilësuar kryesisht profesional, ndonëse janë evidentuar sfida në qasjen në vendvotime, për personat me aftësi të kufizuara, zbatimin e procedurave dhe në mjedisin digjital informativ.

Këto vlerësime u dhanë në konferencën “Forcimi i Integritetit Zgjedhor: Gjetjet dhe Rekomandimet nga Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2026”, të organizuar nga koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV).

Zëvendësambasadori i Zvicrës, Christoph Fuchs, tha se zgjedhjet janë zhvilluar në një mjedis të qetë, konkurrues dhe paqësor, ndërsa vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Zgjedhjet e fundit janë bërë në një mjedis të qetë, kompetitiv dhe paqësorë. KQZ ka administruar shumicën e rasteve profesionalisht dhe PZAP po ashtu ka treguar profesionalizëm, këto janë arritjet e rëndësishme. Raportet tregojnë për vështirësi në gjetjen e pikave të votimit të tyre, mungesa në qasje për persona me aftësi të kufizuara dhe aplikimi konsistent i procedurave dhe sfidat në mjedisin digjital informativ. Këto, nuk janë qasje vetëm teknike, ka mungesë në besim, qytetarët duhet të besojnë se ligjet, aplikohen për të gjithë paralel dhe se vota është e mbrojtur dhe e fshehur.. Zgjedhjet nuk i zëvendësojnë institucionet funksionale, akterët politik duhet të jenë në gjendje të mos pajtohen, pa lejuar që të parandaloj funksionalizimin institucional. Dalja e ulët në votim ka theksuar nevojën për institucionet efektive”, tha ai.

E theksoi rëndësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve për rritjen e llogaridhënies, integritetit dhe besimit në institucionet demokratik e theksoi menaxherja e

“Suedia konsideron se vëzhgimi dhe monitorimi i zgjedhjeve luan një rol kyç. Prania e vëzhguesve kontribuon në rritjen e llogaridhënies, integritetit dhe besimit në institucione demokratike.. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dëshmuan edhe një herë përkushtimin e vazhdueshëm të vendit, ndaj parimeve demokratike. Vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë, vlerësuan se procesi zgjedhor, ishte në përgjithësi i qetë dhe administruar mirë, mirëpo në fund duam të potencojmë se votimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe duhet të ushtrohet dhe respektohet si e tillë. Çdo votë e ka vlerën e vet dhe mund të sjellë përmirësim në jetën tonë dhe shoqërisë sonë. Ata që zgjedhin të mos marrin pjesë, humbasin një mundësi të rëndësishme për drejtimin e vendit”, tha Stublla.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga IKD tha se zgjedhjet e 7 qershorit kanë qenë teknikisht më të mira se proceset paraprake, por shtoi se në aspektin politik ato dëshmojnë se vendi po shkon në zgjedhje si pasojë e krizave që nuk po zgjidhen përmes proceseve zgjedhore.

“Zgjedhjet e 7 qershorit janë zhvilluar përgjithësisht në përputhje me standarde demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta. Administrimi i procesit ishte në përgjithësi profesional dhe DNV nuk ka evidentuar probleme, që do ta cenon integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Teknikisht këto zgjedhje ishin dukshëm më të mira se ato që lamë pas, por politikisht këto zgjedhje, janë dëshmi se vendi po hyn në zgjedhje për shkak të krizave, që nuk zgjidhen përmes zgjedhjeve.. KQZ, në pjesën dërmuese ka administruar procesin në mënyrë profesionale, sesa në të gjitha proceset paraprake.. Sa i përket votimit jashtë vendit, ky proces ka qenë më pak i politizuar dhe më i rregullt, por që mbetet një çështje serioze, e cila kërkon trajtim nga ana e institucioneve të hetuesisë, që ndërlidhet me rastet e publikimit në rrjete sociale të grupeve të organizuara të votuesve që plotësonin numër të madh të fletëvotimeve”, tha Cakoli.

Në mesin e çështjeve që kërkojnë trajtim të mëtejshëm është përmendur edhe votimi jashtë vendit. Ndonëse ai është vlerësuar si më pak i politizuar dhe më i rregullt, DnV ka ngritur shqetësimin lidhur me publikimet në rrjetet sociale, ku pretendohet se grupe të organizuara votuesish kanë plotësuar numër të madh të fletëvotimeve, çështje për të cilën është kërkuar trajtim nga institucionet e hetuesisë. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.