☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,975 ▲ +0.89% ETH $2,271 ▲ +1.22% XRP $1.2541 ▲ +0.59% SOL $95.7900 ▼ -0.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet e vitit 2017, të parat të kontrolluara nga opozita

“Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetari i  Kuvendit Ruçi dhe Presidenti Pahor biseduan edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, pas largimit të opozitës nga Kuvendi.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se pretendimet e opozitës për ilegjitimitetin e Kuvendit dhe mungesën e hapësirave demokratike për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare nuk qëndrojnë.

“Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita, e cila ishte në bashkëqeverisje; të parat zgjedhje të certifikuara nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve të opozitës; të parat zgjedhje për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor; zgjedhje që u paraprinë nga një fushatë e qetë, më e qeta në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Ndërkohë, opozita, pas ndryshimet të Rregullores së Kuvendit me vullnetin e qartë të shumicës parlamentare, ka gëzuar të gjithë aksesin dhe të gjitha hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë si edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis të dy vendeve. Ky nivel duhet të ndiqet edhe nga bashkëpunimi në fushën ekonomike e tregtare.

Ruçi e informoi Presidentin Pahor edhe mbi arritjet në realizimin e reformave në pesë prioritetet kyçe të procesit të integrimit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi.

“Megjithë vështirësitë, reforma në drejtësi ecën në drejtimin e duhur dhe organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë do të jenë tërësisht funksionale në gjysmën e dytë të vitit 2019.”, vuri në dukje kryetari Ruçi.

Presidenti Borut Pahor falënderoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për bashkëpunimin dypalësh me Slloveninë.

“Gjatë ushtrimit të funksioneve të larta shtetërore si Kryeministër, Kryetar i Parlamentit dhe tani si President i Republikës së Sllovenisë, kam mbështetur fuqimisht zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, një vend mik dhe partner i yni. Ne jemi gati tju mbështesim akoma më shumë me përvojat tona të integrimit në BE, sidomos në fushën e përafrimit të legjislacionit. Për këtë duhet një bashkëpunim i fortë midis Qeverisë dhe opozitës”, vuri në dukje presidenti Pahor.

Kryetari Ruçi dhe presidenti Pahor diskutuan edhe mbi nevojën e përshpejtimit të reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe ngritjen sa më të shpejtë të organeve të reja të qeverisjes së sistemit, mbi rolin e Shqipërisë dhe të Sllovenisë në zhvillimet rajonale, mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi për të forcuar bashkëpunimin midis të dy vendeve dhe ndihmuar stabilitetin në rajon, duke pasur mbështetjen dhe certifikimin e partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.