☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.48 ▼1.58%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▲ +0.6% ETH $2,274 ▲ +0.64% XRP $1.2456 ▼ -0.78% SOL $94.2000 ▼ -1.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.48 ▼1.58 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.48 ▼1.58 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zgjerohet funksioni i “Safe City” në RMV, sistemi do të ndëshkojë edhe parkimin e gabuar

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet me funksionalitete të reja dhe në periudhën e ardhshme do të përfshijë një numër më të madh shkeljesh të trafikut, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke theksuar se qëllimi kryesor është përmirësimi i sigurisë në komunikacion dhe kontroll më efikas i shkelësve.

Toshkovskit tha se sistemi tashmë nuk kufizohet vetëm në zbulimin e shpejtësisë së madhe, por përdoret edhe për identifikimin e llojeve të tjera të shkeljeve, përcjell “TV21”.

“Dhe tani konstatojmë një numër më të madh shkeljesh. Nuk është vetëm shpejtësia, por edhe ndryshimi i gabuar i korsisë, kthimi i gabuar dhe kalimi në semafor të kuq”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se në periudhën e ardhshme është planifikuar përmirësim i mëtejshëm i sistemit, me ç’rast do të zgjerohet automatikisht lista e shkeljeve që mund të regjistrohen. Një nga fazat e para, siç njoftoi ai, do të jetë edhe vendosja e ndëshkimeve për parkim të gabuar.

“Në pjesën e parkimit të gabuar, kjo do të jetë një nga fazat e para që do të zbatohet”, deklaroi Ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.