Zjarr i madh në pyjet e Lezhës, operacion nga ajri me dy helikopterë! Digjen disa banesa në Kashnjet, vendoset edhe perimet�
Një vatër e madhe zjarri ka rënë sot pasdite (3 shtator) në Kashnjet të Lezhës.
Teksa vijon puna për shuarjen e flakëve në zonë, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa banesa.
Mësohet se janë djegur disa shtëpi, të cilat në momentin e përfshirjes nga flakët kanë qenë të pabanuara.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për të ndërhyrë në disa zona nga toka, operacioni po mbështetet nga ajri. Aktualisht, dy helikopterë po operojnë për të neutralizuar vatrat e zjarrit.
Ndërkohë, në zonën e prekur është vendosur edhe një perimetër sigurie, pasi dyshohet se në disa pjesë mund të ketë shpërthime të fishekëve të mbetur.
Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.