Zjarr i madh në pyjet e Polisit në Librazhd, banorët japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje! Dyshohet se u vu qëllimisht
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë sot (21 gusht) edhe masivin pyjor të malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit.
Sipas banorëve të zonës, situata paraqitet alarmante, pasi flakët kanë përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore. Temperaturat e larta, thatësira po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor, ku lëvizja e mjeteve zjarrfikëse është e kufizuar dhe aksesi në disa prej vatrave paraqet vështirësi.
Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa prioritet mbetet izolimi i vatrave dhe parandalimi i përhapjes së flakëve në pjesë të tjera të masivit pyjor. Autoritetet pritet të përcaktojnë edhe sipërfaqen e saktë të përshkuar nga zjarri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.