Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,788 ▲0.51%
DOW 53,720 ▼0.09%
NASDAQ 26,776 ▲0.7%
NAFTA 81.95 ▼1.59%
ARI 4,421 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,216 ▼ -0.44% ETH $1,877 ▼ -0.77% XRP $1.0072 ▼ -0.17% SOL $75.6300 ▲ +0.01%
S&P 500 7,788 ▲0.51 % DOW 53,720 ▼0.09 % NASDAQ 26,776 ▲0.7 % NAFTA 81.95 ▼1.59 % ARI 4,421 ▼1.05 % S&P 500 7,788 ▲0.51 % DOW 53,720 ▼0.09 % NASDAQ 26,776 ▲0.7 % NAFTA 81.95 ▼1.59 % ARI 4,421 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 m

Zjarret në vend kanë shënuar një bilanc rekord për numrin e vatrave gjatë një dite, teksa pjesa më e madhe janë riaktivizime për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe 1 vatër është në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Përmasa të mëdha dhe të rrezikshme ka marrë dje zjarri që ra në zonën e Priskë të Madhe në Tiranë, i cili iu afrua banesave, ndërsa një shtëpi e pabanuar u shkrumbua dhe disa familje janë evakuuar.

Si paraqitet situata ditën e sotme dhe zonat kritike

Ministria bën me dije se në Priskë të Madhe, ku zjarri është shtrirë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, vijon puna e forcave tokësore dhe ndërhyrja nga ajri për vënien e situatës nën kontroll.

Edhe në Krujë ka pasur riaktivizim të vatrave të zjarrit në Abaze, ndërsa po ashtu edhe Mallakastra pa pasur situatë serioze me flakët.

Sipas Ministrisë, zjarri në lagjen Abaze vijon aktiv dhe operacioni po mbështetet fuqishëm nga Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Në terren janë angazhuar 57 efektivë të FA-së, mjete mbështetëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa forcat vijojnë punën për mbrojtjen e zonave të banuara. Në Krastë dhe Halil, operojnë forcat e ADZM-së, strukturat bashkiake dhe 58 efektivë ushtarakë me 6 automjete; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie–Lofkend–Ngracije, në zonën Patos–Mallakastër, operacioni vijon me forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të mbështetura nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 autoambulancë e FA-së. Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë dhe 25 forca bashkiake.

Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Në operacion janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet, vijon puna në dy vatra, në malin e Nëmerçkës mbi Biovizhdë dhe në malin Dhëmbel mbi Badilonjë. Në operacione janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, të mbështetura respektivisht nga 25 dhe 30 efektivë të FA-së. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, vijon një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Në terren janë angazhuar MZSH, forcat bashkiake, Policia e Shtetit, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe vullnetarët, të mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në malin e Moravës, bashkia Devoll, vijon puna e forcave të MZSH-së dhe shërbimit pyjor në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara. Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë–Tenë dhe në Trojë, ku krahas forcave vendore dhe vullnetarëve operojnë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura. Vatra në Vilëz, Kurbin, pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të FA-së, është në monitorim.

Në Vau të Dejës vijon gjithashtu puna për shuarjen e një vatre në pyll me pisha, me angazhimin e MZSH-së, forcave bashkiake dhe mbështetjen e një automjeti zjarrfikës të Forcave të Armatosura.

AKMC dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.