🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri që ka përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po avancojnë nga zona e Borje-Lurës në drejtim të Fushë-Lurës.

Zjarri ka nisur fillimisht në sipërfaqe kullotash, por më pas është përhapur në zonat pyjore me pisha, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme brenda territorit të parkut kombëtar.

Për përballimin e situatës janë angazhuar mbi 100 forca të Bashkisë, shërbimit zjarrfikës dhe vullnetarë, të cilët po punojnë në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Operacioni është mbështetur gjatë ditës edhe nga dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit në zonat më të vështira për t’u aksesuar nga forcat tokësore.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Flakët vijojnë të avancojnë në një zonë pyjore me bredha, të njohur si “Kurora e Lurës”.

Kjo konsiderohet një nga zonat më të ruajtura të Parkut Kombëtar të Lurës. Sipas banorëve dhe autoriteteve në terren, kjo pjesë e parkut nuk është përfshirë më parë nga zjarret.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të ndalur avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur pjesët e tjera të parkut nga përhapja e zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.