Zyrtare/ Jeremy Doku rinovon me Manchester City, firmos deri në 2031-shin
Sulmuesi anësor i Manchester City, Jeremy Doku, ka rinovuar për 5 vjet kontratën me klubin anglez. Futbollisti belg ka firmosur kontratën e re, që skadon në vitin 2031.
“E dashurojmë stilin e lojës së trajnerit Maresca, është entuziasmues për lojtarët”, – ka deklaruar Doku, i cili u bashkua me “qytetarët” në vitin 2023, kur u transferua nga francezët e Rennes.
Me rinovimin 5-vjeçar të kontratës, klubi anglez tregon qartë se Doku është një nga kolonat kryesore të projektit të së ardhmes. Sulmuesi 24-vjeçar numëron 48 ndeshje me fanellën e kombëtares së Belgjikës dhe 7 gola të shënuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.