☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.36 ▲0.16%
ARI 4,435 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▲ +-0% ETH $2,392 ▼ -1.14% XRP $1.3515 ▼ -0.21% SOL $99.7000 ▼ -0.5%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.36 ▲0.16 % ARI 4,435 ▲0.87 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.36 ▲0.16 % ARI 4,435 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
roze

“Forbes”: Emma Stonne aktorja më e mirëpaguar në botë

Ylli amerikan, fituese e çmimit Oscar, Emma Stone është klasifikuar si aktorja më e mirëpaguar në botë duke lënë pas Jennifer Lawrence, pas një klasifikimi të përvitshëm nga revista “Forbes”, publikuar sot.

Emma Stone, 28 vjeçe, fituese e çmimit Oscar si aktorja më e mirë këtë vit në komedinë muzikore “La La Land”, ka fituar 26 milionë dollarë para taksimit gjatë 12 muajve që përfunduan në qershor, sipas këtij klasifikimi nga e përjavshmja.

Ylli i filmit kult “Friends”, Jennifer Aniston, 48 vjeçe, ka arritur gjithashtu të lërë pas Jennifer Lawrence. Ajo renditet e dyta me 25,5 milionë dollarë, në sajë të kontratave të shumta publicitare apo promocinale në mbarë botën

Ylli 27 vjeçe, Jennifer Lawrence, e cila ka fituar çmimin Oscar për “Happiness Therapy” (2012), kishte dominuar klasifikimin në vitin 2016, për të dytin vit radhazi, me 46 milionë dollarë të ardhura, në sajë të performancën në “Hunger Games”.

Melissa McCarthy dhe Mila Kunis me 18 dhe 15,5 milionë dollarë respektivisht mbyllin listën e pesë aktorëve më të mirëpaguar.

“Dhjetë aktoret më të mirëpaguara të Hollywoodit, ku bëjnë pjesë EmmaWatson, Charlize Theron, Cate Blanchett, Julia Roberts dhe Amy Adams kanë paguar së bashku 172,5 milionë dollarë taksa, një rënie prej 16 për qind krahasuar me 205 milionë nga klasifikimi i vitit 2016”, theksoi Forbes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.