☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $77,019 ▲ +2.15% ETH $2,128 ▲ +3.2% XRP $1.3616 ▲ +2.12% SOL $86.3900 ▲ +2.56%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Europa

Vazhdon ofensiva e ushtrisë ukrainase në Lindje

ukrainasUshtria ukrainase ka vazhduar të premten ofensivën kundër separatistëve në epiqendrat e tyre në Lindje të vendit, si Donjeck. Njoftohet se 30 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën pas një sulmi me artileri të separatistëve

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko pas një telefonate me kancelaren Merkel ka rënë dakord për armëpushim të dyanshëm. Por ai ka theksuar se për Ukrainën është shumë i rëndësishëm kontrolli i kufirit me Rusinë për mohyrjen e armëve dhe luftëtarëve të tjerë. Ushtria ukrainase ka vazhduar një ofensivë të zgjeruar për rimarrjen e fortesave të separatistëve në lindje të vendit.

Presidenti ukrainas, Poroshenko
Presidenti ukrainas, Poroshenko

 

Duket se separatistët kanë refuzuar disa herë armëpushimin e ofruar. Sipas njoftimeve të zyrës presidenciale, Rusia dhe separatistët kanë refuzuar disa propozime për të bërë armëpushim në disa rajone, njofton agjencia Reuters. Këtë Poroshenko ia ka bërë të ditur zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në një telefonatë, bën të ditur edhe Shtëpia e Bardhë. “Zëvendëspresidenti i ka thënë Poroshenkos, se SHBA së bashku me partnerët e saj në bashkësinë ndërkombëtare po diskutojnë për mundësinë e nxjerrjes para përgjegjësisë të Rusisë, vend që vazhdon të mbështesë separatistët.”

AI e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të njeriut

Rusia ndërkohë shprehet e shqetësuar për vazhdimin e dhunës në Ukrainën lindore dhe për shtimin e valës së refugjatëve. Qindra mijëra ukrainas kanë kërkuar strehë në Rusi. Putini ka diskutuar për gjendjen në rajonin e luftës me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, bëri të ditur zyra presidenciale në Moskë të premten. Në Donjeck po ashtu njerëzit përpiqen të largohen nga frika e bombardimeve.

Sipas një raporti të Amnesty International të dyja palët në konflikt kanë kryer “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”. Shumica e këtyre krimevev, ndër to qindra rrëmbime janë kryer nga separatistët prorusë, por edhe forcat besnike të Kievit kanë kryer tortura. Raporti i AI bazohet në hulumtime e informacione të mbledhura nga aktivistë të të drejtave të njeriut në javët e shkuara në Ukrainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.