Abissnet Superiore: Derbi i parë i sezonit, Partizani njofton tifozët për biletat
Këtë fundjavë do të luhet derbi i parë i këtij kampionati të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH. Për javën e katërt përballen Partizani dhe Dinamo, por ndeshja nuk do të luhet në kryeqytet.
Të kuqtë janë skuadra pritëse, por nuk e kanë ende gati stadiumin e tyre, kështu që sfida zhvillohet në stadiumin e Vorës të shtunën, në orën 16:00. Klubi i Partizanit ka publikuar në faqen e vet zyrtare çmimet e biletave për këtë ndeshje. Bileta më e shtrenjtë kushton 2000 lekë, kurse më e lira 500 lekë.
Partizani vjen në këtë ndeshje pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë, kurse Dinamo pas fitores me Elbasanin. Për momentin blutë duken më mirë, por në një derbi nuk mund të bësh asnjë parashikim dhe të shtunën do të jetë fusha ajo që do të tregojë më shumë për këta dy rivalë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.