☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aksidentet, 6 të plagosur dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë afro 6 persona plagosen ose humbin jetën në aksidente rrugore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ngjarjet rrugore me pasojë jetën janë rritur me 6,8 % gjatë periudhës janar-qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tirana mban numrin më të lartë si gjatë qershorit ashtu edhe në 6 muajt e parë të këtij viti.

Kjo rritje është reflektuar edhe në urgjencën kombëtare.

Sipas kreut të saj, Skënder brataj qershori ka sjellë rritje më të lartë të ngjarjeve rrugore edhe për shkak të fluksit të lëvizjes nga turistët dhe shqiptarët e kthyer në atdhe.

“Shqetësuese ka qenë rritja e numrit të aksidenteve me pasoja me humbje jete të kohës së fundit. Aksidente me makinë, me motoçikletë, me mjete të rënda. Janë 2249 të vitit 2025, ndërsa 2255 janë këtë vit. Veç atyre me pasoja janë edhe numri i atyre që plagosen në aksidente pasi në një makinë ke 2 ose 5 persona në makinë, dhe numri i i aksidenteve është shumë më e lartë dhe kjo ka të bëjë me ardhjen e sezonit turistik”, tha Brataj.

Përdorimi i alkoolit por edhe të substancave shihet si një tjetër faktor shqetësues për ngjarjet rrugore.

“Ka të bëjë me ardhjen e të huajve, me ardhjen e makinave të reja që hyjnë dhe ka të bëjë edhe shumë me festat, lokalet e natës, përdorimi I alkolit e substancave. Mirë është që kush përdor makinë pasi ka pirë alkool të kthehet me taksi pasi rrezikon edhe të tjerët në rrugë”, tha Brataj.

Sipas INSTAT afro 94 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 35-44 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 28,0 % të numrit total të aksidenteve.

E marta shënon edhe ditën me numrin më të lartë të ngjarjeve rrugore, në harkun kohor 19-24 të mbrëmjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.