🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.38 ▼0.84%
ARI 4,134 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,660 ▲ +5.13% ETH $2,430 ▲ +7.67% XRP $1.3054 ▲ +4.17% SOL $96.2100 ▲ +5.18%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.38 ▼0.84 % ARI 4,134 ▲1.49 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.38 ▼0.84 % ARI 4,134 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Aktgjykimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon sërish avokati i ish-presidentit Thaçi

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar sërish, duke ngritur alarmin se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”.

Mishetiq në një postim në X, saktësisht në një replikë ndaj analistit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelecit ka ngritur alarmin se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”, duke vlerësuar se për të arritur pavarësinë e Kosovës sipas Gjykatës Speciale, UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale.

“Trupi Gjykues ka vlerësuar se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (JCE) dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje, edhe Prokuroria nuk kishte shkuar deri në këtë pikë.

Prandaj, Prelec ka pjesërisht të drejtë se gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi (pasi nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë), por ajo deklaroi se mjetet e përdorura për arritjen e pavarësisë së Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale”, shkruan Mishetiq /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.