⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.12 ▼2.88%
ARI 3,920 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,450 ▲ +0.9% ETH $2,294 ▲ +1.13% XRP $1.2535 ▲ +0.33% SOL $94.9500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

Al Bano pas kritikave për koncertin në Tel-Aviv: Besoj te paqja dhe njerëzimi

– Këngëtari italian Al Bano Carrisi është përballur me kritika në rrjetet sociale pas koncertit të tij në Tel-Aviv, me rastin e festimeve për Rosh Hashanah, Vitin e Ri hebraik. Koncerti u zhvillua në Charles Bronfman Auditorium.

Kritikat lidhen me vendimin e artistit për të performuar në Izrael ndërsa konflikti në Gaza vijon. Pas publikimit të videove nga koncerti në rrjetet sociale, disa përdorues kritikuan edhe interpretimin e këngës së tij “Felicità”.

Në përgjigje të komenteve, Al Bano tha se e kupton shqetësimin e ngritur për performancën e tij dhe theksoi se për të muzika është një gjuhë universale që mund të bashkojë njerëz me kombësi, kultura dhe besime të ndryshme.

“Besoj se muzika nuk njeh kufij. Ajo flet një gjuhë universale, e aftë të bashkojë njerëz të çdo kombësie, kulture dhe besimi”, u shpreh këngëtari.

Al Bano shtoi se prania e tij në Tel-Aviv synonte të ishte një gjest afërsie njerëzore, i frymëzuar nga paqja dhe dhembshuria.

“Në një botë të ndarë, muzika vazhdon të jetë një urë”, shkroi ai, duke shtuar se dëshiron ta mbajë këtë urë të hapur përmes muzikës së tij, me synimin për të përcjellë mirëkuptim, miqësi dhe shpresë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.