🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.24 ▼1%
ARI 4,143 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +5.94% ETH $2,427 ▲ +8.41% XRP $1.3062 ▲ +4.45% SOL $96.3200 ▲ +6.45%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Alarm për Zvicrën, zona përreth qendrës stërvitore në SHBA është e mbushur me gjarpërinj

Një grumbullim i pazakontë për Zvicrën e Granit Xhakës, teksa bahet gati për Kupën e Botës. Zona përreth qendrës stërvitore ku stërviten zviceranët në San Diego, është e mbushur me gjarpërinj.

Zvicra është nisur për në San Diego, ku po përgatitet për ndeshjen debutuese në Botëror ndaj Katarit, e programuar më 13 qershor. Skuadra po përballet me temperaturat e larta dhe lagështinë në SHBA, duke u përshtatur me një ambient të ri, ndërsa tani ka edhe një tjetër alarm. Në hartën e fushës së stërvitjes është shënuar “zonë e mbushur me gjarpërinj”.

Faqja zyrtare e skuadrës zvicerane ka publikuar një foto të structures ku stërvitet, me etiketa që tregojnë zona të ndryshme. Zona për portierët është pas fushës, ndërsa palestra është e mbuluar me një tendë të madhe. Tifozët janë habitur, kur kanë parë zonën e madhe përreth fushës stërvitore, ku shkruhet “zonë gjarpërinjsh”.

Zona problematike është shenjuar me vija të kuqe të errëta dhe shkrimin: Kujdes nga gjarpërinjtë”. Sipas muzeut të historisë natyrore të San Diego, në atë zonë ka katër lloj gjarpërinjsh me zile helmues.

Zvicra nuk është kombëtarja e vetme që duhet të ketë kujdes nga gjarpërinjtë në grumbullimin amerikan. Edhe Norvegjisë i është kërkuar vëmendje ndaj zvarranikëse të rrezikshëm në kampin e saj pranë Grandover Resort&Spa në Greensboro, Karolina e Veriut. Haaland me shokë u është rekomanduar të mos “provokojnë” asnjë nga gjarpërinjtë, “të zakonshëm” në Greensboro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.