🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 84.18 ▲0.71%
ARI 4,110 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,896 ▼ -1.08% ETH $1,886 ▼ -1.68% XRP $1.0734 ▼ -0.54% SOL $73.5100 ▼ -0.62%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.18 ▲0.71 % ARI 4,110 ▼1.21 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.18 ▲0.71 % ARI 4,110 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

AMC zgjeron edukimin dhe shërbimet mbështetëse për gjidhënien në mbarë Kosovën

https://omg10.com/4/11463930

Organizata Action for Mothers and Children shënon Javën Botërore të Gjidhënies, nga 1 deri më 7 gusht, duke zgjeruar qasjen në edukim praktik për ushqyerjen me gji dhe në mbështetje profesionale për gratë shtatzëna dhe nënat e reja.

Nismat e reja përfshijnë zgjerimin e edukimit për gjidhënien përmes programit të AMC-së Klasat për Nëna, një seri edukative me shtatë video, si dhe hapjen e hapësirave të reja të dedikuara për mbështetjen e nënave dhe familjeve në Fushë Kosovë dhe në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë.

“Gjidhënia ekskluzive është një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë muajve të parë të jetës së një fëmije”, tha Drejtorja Ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. “Gjidhënia është e natyrshme, por jo gjithmonë vjen natyrshëm. Shumë nëna kanë nevojë për udhëzime profesionale dhe mbështetje që nga shtatzënia, në mënyrë që ta fillojnë gjidhënien me vetëbesim dhe ta vazhdojnë për aq kohë sa dëshirojnë.”

Gjidhënia ekskluzive gjatë gjashtë muajve të parë mbështet rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës, ndihmon në mbrojtjen e saj nga sëmundjet e zakonshme dhe forcon lidhjen ndërmjet nënës dhe fëmijës.

Gjatë Javës Botërore të Gjidhënies, AMC do të publikojë çdo ditë video edukative. Seria prej shtatë videosh do t’u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta dhe do të ofrojë informata praktike për tema të tilla si pozicionimi, kapja e gjirit dhe mënyra se si mund të kuptohet nëse foshnja po merr mjaftueshëm qumësht.

Ushqyerja me gji do të jetë gjithashtu tema kryesore e sesioneve të programit Klasat për Nëna gjatë Javës Botërore të Gjidhënies. Përmes këtij programi të AMC-së, gratë shtatzëna, nënat e reja, baballarët dhe anëtarët e tjerë të familjes marrin falas informata të bazuara në dëshmi për shtatzëninë, lindjen, gjidhënien dhe prindërimin e hershëm, në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

Lokacion i ri i programit Klasat për Nëna dhe mural kushtuar gjidhënies

Më 7 gusht, AMC do ta zgjerojë programin Klasat për Nëna në një lokacion të dytë në Fushë Kosovë, i cili do të jetë lokacioni i 20-të i programit në mbarë Kosovën. Ky zgjerim u mundësua përmes bujarisë së mbështetësve të AMC-së në Zvicër.

AMC gjithashtu do të inagurojë një mural të ri nga artistja Orange Girl, i cili promovon gjidhënien dhe rëndësinë e krijimit të mjediseve mbështetëse për nënat dhe foshnjat.

Përurimi i lokacionit dhe zbulimi i muralit do të zhvillohen gjatë një konference për media më 7 gusht. Ora, lokacioni dhe informatat shtesë për mediat do të bëhen të ditura përmes një njoftimi të veçantë.

Hapësirë e re mbështetëse në Klinikën e Neonatologjisë

Gjatë Javës Botërore të Gjidhënies, AMC do të hapë gjithashtu një dhomë të re të programit Klasat për Nëna brenda Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë me financim nga Bambo Nature Kosova për mobilimin dhe dekorimin e hapësirës.

Kjo hapësirë do të ofrojë edukim dhe mbështetje për gjidhënien për nënat, foshnjat e të cilave po marrin kujdes neonatal, një periudhë që mund të jetë veçanërisht e vështirë dhe stresuese për familjet. Nisma synon t’i ndihmojë nënat ta fillojnë dhe ta vazhdojnë gjidhënien, duke marrë udhëzime të përshtatura me rrethanat e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.