Apel humanitar: Troi 5-vjeçar ka nevojë për trajtim në SHBA
Troi është vetëm 5 vjeç, por prej vitesh po përballet me një gjendje komplekse shëndetësore, ndërsa familja e tij po kërkon ndihmë financiare për të vazhduar trajtimin dhe vlerësimin mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas familjes, gjendja e Troit prek sistemin neurologjik, gastrointestinal, imunitar dhe metabolik, ndërsa muaji i fundit ka qenë veçanërisht i vështirë për të.
Prindërit thonë se ai ka kaluar dy episode të rënda të përkeqësimit neurologjik, të cilat kanë zgjatur rreth një javë secili dhe janë shoqëruar me agjitacion të rëndë, dëmtim të vetëdijes dhe humbje të konsiderueshme të aftësive funksionale.
Pas vitesh analizash, terapish dhe konsultimesh, familja ka kontaktuar disa klinika të specializuara në SHBA.
Sipas prindërve, rasti i Troit është pranuar dhe ekipet mjekësore janë të gatshme të vazhdojnë vlerësimin e gjendjes së tij, me synimin për të kuptuar më mirë shkakun e problemeve shëndetësore dhe për të përcaktuar trajtimin e nevojshëm.
Familja bën të ditur se Troi ka provuar terapi të ndryshme dhe ka kryer analiza të shumta, por se përmirësimi i pritur ende nuk ka ardhur.
Shpenzimet e vazhdueshme për trajtime, analiza dhe konsultime, sipas tyre, kanë rënduar ndjeshëm mbi familjen, e cila tashmë po kërkon mbështetjen e qytetarëve.
Prindërit e Troit thonë se ndihma financiare do t’i mundësonte atij vazhdimin e rrugëtimit mjekësor dhe trajtimit në klinikat e specializuara në SHBA.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund ta bëjnë përmes të dhënave bankare të publikuara nga familja:
Beneficiary’s Bank: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C., Prishtina, KosovoSWIFT Code: RBKOXKPRBeneficiary’s Account: XK051501050002931124Beneficiary Name: Gentijana ReshtaniAddress: Linda 3/10, Fushë Kosovë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.