Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,805 ▲0.73%
DOW 53,896 ▲0.23%
NASDAQ 26,824 ▲0.89%
NAFTA 80.82 ▼2.94%
ARI 4,433 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,946 ▲ +0.57% ETH $1,895 ▲ +0.17% XRP $1.0088 ▼ -0.39% SOL $76.5100 ▲ +1.19%
S&P 500 7,805 ▲0.73 % DOW 53,896 ▲0.23 % NASDAQ 26,824 ▲0.89 % NAFTA 80.82 ▼2.94 % ARI 4,433 ▼0.77 % S&P 500 7,805 ▲0.73 % DOW 53,896 ▲0.23 % NASDAQ 26,824 ▲0.89 % NAFTA 80.82 ▼2.94 % ARI 4,433 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kosova

Arrestohet në flagrancë një person nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe, përmes aplikimit të masave të veçanta hetimore, kanë arrestuar në flagrancë të pandehurin S.Q., nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Shantazhi” si dhe “Ngacmimi”.

Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimeve të deritanishme, i pandehuri S.Q., nga qershori i vitit 2025 e deri më 13 gusht 2026, në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar të dëmtuarën, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

I njëjti, përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës, duke e kërcënuar me publikimin dhe dërgimin te familjarët të materialeve që, sipas pretendimeve të tij, do t’i cenonin nderin dhe autoritetin. Në këtë mënyrë, i njëjti ka kërkuar dhe ka arritur të sigurojë mjete financiare, në shumën deri në 50 mijë euro, të cilat e dëmtuara dyshohet se i ka siguruar, ndër të tjera, edhe përmes shitjes së arit të marrë nga nëna dhe familjarët e saj, me qëllim përmbushjen e kërkesave të të dyshuarit.

Po ashtu, sipas dyshimeve të administruara deri në këtë fazë të procedurës, i pandehuri dyshohet se ka vazhduar komunikimet e padëshiruara dhe kërcënuese ndaj të dëmtuarës, duke i shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim të madh emocional, si për veten ashtu edhe për anëtarët e familjes së saj.

I pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

Po ashtu, lidhur me rastin janë sekuestruar 21 mijë e 100 euro, një (1) veturë dhe dy (2) telefona celularë.

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.