⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.86 ▼0.66%
ARI 4,175 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,093 ▲ +1.86% ETH $2,439 ▲ +4.46% XRP $1.3329 ▲ +2.97% SOL $105.3800 ▲ +3.96%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.86 ▼0.66 % ARI 4,175 ▲0.12 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.86 ▼0.66 % ARI 4,175 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Arsenal lufte” drejt Anglisë, 13 dhe 12 vite burg për dy liderët e grupit

Gjykata e Posaçme ka dalë me një vendim këtë të mërkurë, 3 qershor, sa i takon grupit që trafikonte armë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Është dënuar me 13 vite burg (në total), Adulla Hoxhaj, i dyshuar si ‘koka’ e grupit. Siç thuhet në njoftimin zyrtar, me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 8 vite e 8 muaj në qeli.

Me 12 vite burg është dënuar një tjetër drejtues i këtij grupi kriminal. Bëhet fjalë për Admir Tutaj, i cili me gjykim të shkurtuar do të qëndrojë 8 vite në burg.

Një tjetër anëtar i grupit, Bojken Turtulli, është dënuar po me 8 vite burg, ndërsa është liruar Rifat Avdiaj. Sipas gjykatës, nuk provohet se ai ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Në total, grupi ka marrë 24 vite e 8 muaj burgim për përfshirje kryesisht në trafikimin e armëve dhe municioneve, si dhe me veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Akuza tjetër është ajo e mbajtjes dhe posedimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe municionit, ndërsa për një pjesë të të pandehurve çështja lidhej edhe me sasi të ndryshme armësh dhe fishekësh të sekuestruar gjatë kontrolleve.


Duhet theksuar se GJKKO ka vendosur konfiskimin e një sasie të madhe armësh, municionesh dhe pajisjesh të lidhura me to, të sekuestruara nga Hoxhaj. Pistoleta të ndryshme, armë automatike, karikatorë, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe pajisje ndihmëse si dylbi, lazer, silenciatorë, elektroshok dhe mjete të tjera të përdorura për armë.

Ndërkohë, automjete, mjete motorike dhe dokumente të ndryshme pasurore, do të shqyrtohen në hetim financiar/pasuror për të verifikuar origjinën dhe lidhjen e tyre me veprimtarinë kriminale të dyshuar.

Lajmi në përditësim…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.