☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.95 ▲0.53%
ARI 4,473 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,367 ▲ +2.22% ETH $1,906 ▲ +1.57% XRP $1.0024 ▲ +0.56% SOL $75.9500 ▲ +1.99%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲0.53 % ARI 4,473 ▼0.01 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲0.53 % ARI 4,473 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

ASK: Më pak lindje dhe shkurorëzime, rritet numri i kurorëzimeve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin prill 2026, të cilat tregojnë rënie të numrit të lindjeve, vdekjeve dhe shkurorëzimeve, ndërsa është shënuar rritje e numrit të martesave krahasuar me muajin paraprak.

Sipas ASK-së, gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 2.261 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1.183 foshnje të lindura janë meshkuj, ndërsa 1.078 janë femra.

Krahasuar me muajin mars 2026, numri i lindjeve ka shënuar rënie prej 2,3 për qind.

“Në muajin prill 2026 janë regjistruar 2.261 lindje. Në muajin prill 2026 kemi rënie të numrit të lindjeve rreth 2,3 për qind krahasuar me muajin mars 2026”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Sa i përket vdekjeve, gjatë muajit prill janë regjistruar 916 raste, prej të cilave 515 janë meshkuj dhe 401 femra.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vdekjeve ka shënuar rënie prej 1,7 për qind në krahasim me muajin mars.

Ndërkohë, numri i kurorëzimeve ka pësuar rritje të ndjeshme. Gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1.126 martesa, ose 20,8 për qind më shumë krahasuar me muajin paraprak.

“Në muajin prill 2026 ka rritje të numrit të kurorëzimeve rreth 20,8 për qind”, bën të ditur ASK.

Në anën tjetër, në Kosovë janë regjistruar 111 raste të shkurorëzimeve gjatë kësaj periudhe, duke shënuar rënie prej 16,5 për qind krahasuar me marsin 2026.

ASK ka sqaruar se këto të dhëna janë preliminare dhe bazohen në të dhëna administrative, ndërsa burim i tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.