Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.59 ▲0.63%
ARI 4,414 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,275 ▲ +0.1% ETH $1,916 ▲ +0.98% XRP $1.0041 ▲ +0.92% SOL $77.0800 ▲ +1.5%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.59 ▲0.63 % ARI 4,414 ▼0.14 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.59 ▲0.63 % ARI 4,414 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kronika

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Është dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj, këtë të premte, 26 qershor, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Me 35 vite heqje lirie është dënuar Julian Meçe.

Nga pretenca e lexuar prej Prokurorisë së Posaçme (më 8 maj), kjo e fundit parashtroi se Dervishaj dhe Meçe kanë bashkëpunuar si grup kriminal për të kryer atentatin në mbikalimin e Shkozetit.

SPAK tha se e dokumenton autorësinë e ngjarjes së rëndë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, provat në mjetin e autorëve, komunikimet ne aplikacionin Sky, ky janë zbardhur biseda për atentatin e rëndë dhe përpjekjet e grupit para dhe pas ngjarjes për të kryer vrasjen e Arian Ndojës dhe Pëllumb Muharremit.

Po ashtu, të dhënat e dala nga komunikimet në aplikacionin Sky, SPAK thotë se i konfirmon edhe nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.

Më herët, si një nga ekzekutorët në këtë atentat, me burgim të përjetshëm është dënuar Redjan Rraja dhe dënime më të ulëta për 6 të tjerë që sipas SPAK kanë ndihmuar në këtë ngjarje.

Sjellim ndërmend se ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:00, ku në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet Benz, ngjyrë gri, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat, të tre personat kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shoferi Andi Maloku, kurse ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.