☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,644 ▼0.38%
DOW 52,389 ▼0.75%
NASDAQ 26,288 ▼0.5%
NAFTA 95.75 ▲2.92%
ARI 4,465 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,004 ▲ +0.88% ETH $2,500 ▲ +0.81% XRP $1.4243 ▲ +1.12% SOL $103.5400 ▲ +0.52%
S&P 500 7,644 ▼0.38 % DOW 52,389 ▼0.75 % NASDAQ 26,288 ▼0.5 % NAFTA 95.75 ▲2.92 % ARI 4,465 ▲0.58 % S&P 500 7,644 ▼0.38 % DOW 52,389 ▼0.75 % NASDAQ 26,288 ▼0.5 % NAFTA 95.75 ▲2.92 % ARI 4,465 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Sporti

Barcelona finalizon pagesat për Olmo-n, Raphinha-n, Koundé-n, Lewandowski-n dhe Vitor Roque

FC Barcelona ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në uljen e borxheve të akumuluara nga afrimet e disa lojtarëve gjatë sezoneve të kaluara. Sipas buletinit financiar të datës 30 qershor 2026, klubi u detyrohej 167.4 milionë euro subjekteve të tjera sportive, të ndara midis 115.8 milionë eurove në borxhe afatshkurtra dhe 51.6 milionë eurove si borxhe afatgjata.

Që prej publikimit të raportit Barça ka përfunduar pagesat për pesë transferime të mëdha: Dani Olmo, Raphinha, Jules Koundé, Robert Leëandoëski dhe Vitor Roque.

30 qershori i 2026-ës gjeti Barçën me disa pagesa për të bërë pasi nuk kishte paguar ende 34.4 milionë euro për Olmo-n, 19 milionë euro për Raphinha-n, 12.3 milionë euro për Koundé, 11.1 milionë euro për Leëandoëski-n dhe 7.3 milionë euro për Vitor Roque-n. Në total, pak më shumë se 84 milionë euro, të cilat tani janë shlyer plotësisht.

Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e borxhit të krijuar nga blerjet e sezoneve të kaluara është shlyer.

Sa i përket transferimit të Anthony Gordon duhet thënë se përbën një pjesë të konsiderueshme të detyrimeve të papaguara që regjistronte Barça deri më 30 qershor.

Sipas llogarive mësohet se klubi katalan përafërsisht i detyrohet Newcastle ende 68.9 milionë euro prej të cilave 21.9 milionë euro duhej të paguheshin në një afat të shkurtër ndërsa 46.9 milionë euro të tjerë do të transferoheshin pas disa vitesh.

Por Barça arriti një marrëveshje me Neëcastle për të shtyrë pagesën e këtyre 22 milionë eurove, të cilat fillimisht duhej të paguheshin në qershor 2026 ndërsa tani do të shlyhen në 2027-ën.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme pasi klubi nuk po i kursen këto 22 milionë euro dhe as nuk po e zvogëlon borxhin e tij total ndaj Newcastle. Ajo që po bën është shtyrja e datës së pagesës. Detyrimi mbetet, por Barça fiton fleksibilitet të parave cash duke shmangur një dalje të menjëhershme të parave cash.

Në këtë mënyrë, praktikisht të gjitha 68.9 milionë eurot që i detyrohet Barça, Newcastle për Gordon-in tani do të shpërndahen në simestret e ardhshme fiskale. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.