🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.93 ▼0.82%
ARI 4,029 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,140 ▲ +0.16% ETH $2,324 ▲ +0.05% XRP $1.3044 ▲ +0.91% SOL $100.6800 ▼ -0.51%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,029 ▼0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,029 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Europa

Bashkimi Evropian, procesi i zgjerimit rrezikon të bëhet viktimë e suksesit të tij

Komisionit Evropian po i shterojnë kapacitetet për të menaxhuar proceset e shumta të anëtarësimit në të njëjtën kohë dhe më e keqja pritet ende të vijë.

Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Frontin Lindor po përballet me sfida në rritje sa i takon aftësive të saj, kanë deklaruar tre burime të brendshme për Euronews.

Si për ironi, problemi vjen për shkak të intensifikimit të zgjerimit. Më shumë kapituj negociatash janë mbyllur në 6 muajt e fundit sesa në dekadën e kaluar.

Mali i Zi, që kryeson garën e anëtarësimit, aktualisht po përgatit traktatin e anëtarësimit dhe synon të bëhet pjesëtar i Unionit brenda 2028-s.

Menjëherë pas tij vjen Shqipëria, që shpreson të nisë punën për hartimin e traktatit në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim anëtarësimin brenda 2030-s.

Pikërisht, finalizimi i punës me Podgoricën, përmes stabilizimit të një task force të posaçme, ka kërkuar një angazhim masiv burimesh, sidomos për zyrtarët që punojnë në Ballkanin perëndimor e që nuk kanë bërë ndonjë progres domethënës.

“Nuk janë vetëm vendet kandidate që luftojnë për të çuar përpara punën masive që kërkohet. Është edhe Komisioni që ka humbur kujtesën institucionale dhe aftësinë për të kapur valën e fundit të zgjerimit”, ka deklaruar një nga burimet, i cili ka ruajtur anonimatin.

Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin, sikurse shumë seksione të tjera të Komisionit, bazohet kryesisht në kontrata të përkohshme dhe në fare pak zyrtarë të përhershëm.

Kjo do të thotë se ekziston një kosto e lartë dhe një eksperiencë e mangët në mbylljen e negociatave, në një kohë kur vendi i fundit i anëtarësuar në bllok ka qenë Kroacia, në vitin 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.