🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,878 ▲ +0.98% ETH $2,542 ▲ +1.25% XRP $1.4152 ▲ +0.73% SOL $111.9700 ▲ +1.69%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: A ishte vetura e zv.drejtorit Mustafa Dauti menjëherë pas veturës së të arrestuarit për ryshfet prej 17.500 euro

BDI në një kumtesë për media thotë se pas arrestimit në flagrancë të ndihmësdrejtorit të Drejtorisë së Doganave, nën dyshimin për marrjen e 17.500 eurove ryshfet, në opinion po qarkullon një informacion i ri që kërkon përgjigje të menjëhershme nga policia.

Ata pyesin se “a është e vërtetë se gjatë momentit të arrestimit, menjëherë pas veturës së të arrestuarit ndodhej vetura e zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti?”

“Nëse po, kërkojmë nga MPB-ja të sqarojë publikisht: Kush ndodhej në atë veturë?; Përse vetura e zëvendësdrejtorit të Doganave ishte në vendin dhe në momentin e arrestimit?; A është marrë në pyetje Mustafa Dauti ose personat që ndodheshin në veturën e tij?; A po hetohet nëse rasti i 17.500 eurove lidhet edhe me persona të tjerë brenda hierarkisë së Drejtorisë së Doganave?”.

“Kur një zyrtar kapet në flagrancë për një tender, hetimi nuk mund të përfundojë vetëm te personi që ka marrë paratë. Duhet të zbardhet i gjithë zinxhiri: kush e organizoi, kush e dinte dhe kush qëndronte pas tij. MPB-ja dhe Prokuroria kanë detyrim t’i japin opinionit përgjigje të qarta dhe të plota”, thonë nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.