☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.89 ▼3.1%
ARI 3,911 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,617 ▲ +1.07% ETH $2,309 ▲ +1.84% XRP $1.2615 ▲ +0.97% SOL $95.5900 ▼ -0.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,911 ▲0.3 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,911 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: “Pasqyra” është mashtrimi i radhës i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar platformën e re “Pasqyra Albania” të prezantuar nga kryeministri Edi Rama si një tjetër skemë mashtruese ndaj qytetarëve. Në konferencën për mediat këtë të hënë, Berisha tha se platforma nuk do të sjellë transparencë, por sipas tij do të shërbejë për të krijuar një fasadë komunikimi mes qytetarëve dhe administratës.

Berisha e krahasoi “Pasqyrën” me nismën “Diella”, duke pretenduar se edhe platforma e re do të përdoret për abuzime me fondet publike.

“Pasqyra është që tani e verbër, është një mur për të mashtruar qytetarët”, deklaroi Berisha.

Sipas kreut të PD-së, Rama po përpiqet të përdorë nisma të reja për të shmangur vëmendjen nga kritikat ndaj qeverisjes së tij.

“Dhe ky njëherë nxjerr Besën, herë tjetër nxjerr Ndorjen, herë tjetër nxjerr Kanunin, tani nxori Pasqyrën. Kush i beson atij?”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se platformat e reja teknologjike nuk kanë parandaluar korrupsionin.

“Cili korrupsion, më thoni ju mua, cilin akt korruptiv parandaloi Diella? Zero”, tha ai.

Duke folur për gjendjen politike të kryeministrit, Berisha pretendoi se Rama po përballet me një situatë gjithnjë e më të vështirë politike dhe se, sipas tij, po përgatitet për një fund të qeverisjes.

“Ai, kudo që del, del një njeri i transformuar tërësisht sepse po sheh fundin e tij me sy. Çdo natë, ky njeri sheh veten në qeli”, deklaroi Berisha.

Në përfundim, kreu i PD-së e përsëriti akuzën për keqpërdorim të fondeve publike, duke pretenduar se edhe “Pasqyra Albania” do të shoqërohet me shpenzime të pajustifikuara.

“Do vjedhin. Prapë është vjedhja. 6 milionë vodhën për Diellën, edhe këtu do vjedhin nja 4-5 milionë”, tha Berisha.

Ai e mbylli deklaratën duke thënë se, sipas tij, “zinxhiri i mashtrimeve” të qeverisë ka marrë fund dhe se qytetarët nuk do të mashtrohen më nga nismat e reja të kryeministrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.