☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,703 ▼0.54%
DOW 53,361 ▼0.18%
NASDAQ 26,343 ▼1.13%
NAFTA 84.13 ▲0.47%
ARI 4,421 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,826 ▲ +0.97% ETH $1,916 ▲ +0.42% XRP $1.0014 ▼ -0.03% SOL $76.9300 ▲ +1.38%
S&P 500 7,703 ▼0.54 % DOW 53,361 ▼0.18 % NASDAQ 26,343 ▼1.13 % NAFTA 84.13 ▲0.47 % ARI 4,421 ▼1.18 % S&P 500 7,703 ▼0.54 % DOW 53,361 ▼0.18 % NASDAQ 26,343 ▼1.13 % NAFTA 84.13 ▲0.47 % ARI 4,421 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Bota

Bizhuteritë e dasmës ‘modeste’ të Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez arrijnë vlerën e 50 mln dollarëve

Cristiano Ronaldo mund të jetë martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodriguez, në një ceremoni të thjeshtë por çifti gjithsesi u kujdes të dukej mbresëlënës.

Ata u martuan në 10-vjetorin e ditës kur u takuan për herë të parë në dyqanin Gucci në Madrid, ku Rodriguez punonte në atë kohë. Çifti, së bashku me pesë fëmijët e tyre, ishin veshur me veshje elegante për të cilat u përkujdes marka Gucci.

Por asgjë te bizhuteritë e nuses nuk ishte e thjeshtë. Sipas konfirmimit të Page Six Style, ajo zgjodhi disa prej bizhuterive më të çmuara të arkivave të Chopard dhe u mbulua me më shumë se 250 karatë diamante të markës franceze, transmeton KosovaPress.

Pjesa kryesore e pamjes së saj të nusërisë ishte gjerdani ‘Chopard Garden of Kalahari’, i cili përfshin një varëse me një diamant të jashtëzakonshëm 50-karatësh, si dhe më shumë se 146 karatë gurësh më të vegjël.

Georgina zgjodhi për vath dy varëset e tjera, njërën me një diamant në formë dardhe prej 25 karatësh dhe tjetrën me një diamant në formë zemre prej 26 karatësh. Në total, gjerdani dhe tri varëset kanë një vlerë prej rreth 50 milionë dollarësh.

Nusja tha gjithashtu “Po” duke mbajtur unazën e saj gjigante të fejesës, për të cilën ekspertët thanë se mund të vlejë rreth 5 milionë dollarë dhe potencialisht të ketë më shumë se 30 karatë.Sa u përket unazave të martesës, zgjedhja e çiftit ishte po aq thjeshtë sa dhe ceremonia e tyre, duke preferuar unaza të thjeshta ari.

“Ne kemi zgjedhur ta bëjmë në dhomën e ndenjes së shtëpisë sonë këtu, ku hamë mëngjesin, drekën dhe darkën dhe ku jetojmë realitetin e jetës sonë,” i tha Rodriguez Vogue për ceremoninë e thjeshtë.Georgina u shpreh se dasma e tyre ishte më e pazakonta nga gjërat që ata përjetojnë çdo ditë, gjë që e bëri ditën e tyre edhe më të veçantë.

“Dua diçka intime, me partnerin tim dhe fëmijët tanë, në shtëpi,” shtoi ajo. “Sepse kështjella, shtëpi, ishuj, kuaj, makina: të gjitha këto i kemi në dispozicion çdo ditë. Por diçka intime — kjo është më e pazakontë për ne”, përfundoi Rodriguez.Nusja premtoi gjithashtu se do të organizojë një dasmë të madhe në një moment të mëvonshëm, dhe ne presim që edhe fustani i nusërisë të jetë po aq spektakolar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.