☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të cilin ka nisur puna në terren në dy fazat e para. Kjo vepër ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A, (rrugë ndërurbane kryesore).

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuan ecurinë e punimeve për këtë vepër, ku deri më tani janë realizuar mbi 30% e punimeve fizike.

Ministri Karakaçi e vlerësoi bypass-in e Tiranës si një projekt strategjik pasi bën të mundur lidhjen mes autostradës Milot – Thumanë – Kashar me vazhdimin e autostradës Kashar-Lekaj, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, si dhe lidhjen e autostradës Durrës -Tiranë me autostradës Tiranë -Elbasan, pjesë e Korridorit VIII, duke e anashkaluar qytetin e Tiranës.

“Në fakt është ndër kantieret më strategjik që ne kemi, sepse bën ndërlidhjen ndërmjet korridorit Adriatiko-Jonian, Thumanë-Kashar dhe pastaj vazhdimin e Kashar-Lekaj, autostradës vijuese dhe po ashtu ndërlidhjen ndërmjet Tiranë-Durrës dhe autostradës së Elbasanit, duke bërë dhe shmangien e hyrjes në qytetin e Tiranës”, tha Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi më tej se projekti do të adresojë edhe shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit të zonës teksa janë parashikuar dhe ndërtimi i rrugëve lokale për të bërë të mundur aksesin e banorëve dhe bizneseve në të dy anët e këtij segmenti rrugor.

Nga ana e tij, drejtori ARRSH tha se deri më tani punimet kanë pasur një ecuri pozitive, duke pasur si synim përfundimin e tyre edhe para afatit të parashikuar në kontratë. “Ecuria është mjaft pozitive. Këtu në këtë kontratë janë përfshirë disa vepra të ndryshme arti, kemi tombino, kanal kulluese, mure mbajtëse, të cilat janë prej betoni, por edhe me fasadë gabioni, ndërkohë që ka dhe një urë, me gjatësi 53 metra linearë, me tre hapësira dritë”, bëri të ditur Kozeli.

Në të dyja fazat e këtij kantierit po punohet paralelisht për ndërtimin e trupit të rrugës si dhe veprat e artit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.