🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.75 ▼0.15%
ARI 4,144 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,297 ▼ -2.91% ETH $1,652 ▼ -5.58% XRP $1.1033 ▼ -3.09% SOL $68.7600 ▼ -6.91%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.75 ▼0.15 % ARI 4,144 ▼1.41 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.75 ▼0.15 % ARI 4,144 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

Sipas një hulumtimi të kryer nga A2 CNN të paktën 40 ngjarje me të plagosur dhe viktima janë regjistruar gjatë tre muajve të fundit, duke ngritur alarmin e konflikteve për motive të dobëta apo të humbjes së durimit nga edhe grindje të çastit.

Bilanci i këtyre tre muajve është tronditës, me 9 viktima dhe 31 ngjarje me të plagosur ku janë përdorur thika, armë zjarri dhe sende të forta.

Vetëm në muajin prill u shënuan disa raste të rënda për motive të dobëta, nga vrasja e një 78-vjeçari me sende të forta në fshatin Bulgarec dhe e një 63-vjeçari në Vlorë, deri te plagosjet me thikë në Shkodër, Tiranë, Korçë dhe Vlorë.

Edhe maji u karakterizua nga një seri ngjarjesh të dhunshme që përfunduan me viktima e të plagosur. Një 66-vjeçar u vra me armë zjarri në Sarandë pas një konflikti në lokal në zonën e Qafë Gjashtës, ndërsa një 17-vjeçar humbi jetën në Tiranë pas të shtënave aksidentale nga bashkëmoshatari i tij. Ndërkohë, në disa qytete të vendit u regjistruan plagosje me thikë dhe armë zjarri.

Muaji qershor vijoi me të njëjtin ritëm alarmant. Vrasje u regjistruan në Tiranë, Kamëz dhe Rrogozhinë, ndërsa raste plagosjesh me thikë dhe armë zjarri u raportuan në Tiranë, Vlorë, Lushnjë, Sarandë dhe Pogradec. Në Tiranë dhe Kamëz tronditën opinionin publik vrasja e Eglant Koçit dhe Ardian Baloshit nga shokët e tyre. Ngjarja e rëndë e fundit për motive të dobëta u shënua në Rrogozhinë, ku një 25-vjeçar vrau me thikë fqinjin e tij 62-vjeçar.

Shifrat tregojnë se mesatarisht çdo dy ditë në Shqipëri ndodh një ngjarje kriminale që buron nga konflikte të çastit ose motive të dobëta, me pasoja që shpesh përfundojnë në plagosje të rënda apo humbje jete. Një tregues alarmant për rritjen e dhunës në shoqëri dhe uljen e pragut të reagimit ndaj konflikteve të përditshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.