⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,206 ▼ -1.15% ETH $2,241 ▲ +0.33% XRP $1.2508 ▲ +0.49% SOL $96.3400 ▼ -0.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Cili është rreziku më i madh për Kosovën sot? Ka si përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, i kanosen Kosovës në rast të izolimit ndërkombëtar dhe mungesës së garancive të sigurisë.

“Në rast të izolimit tonë ndërkombëtar apo në mungesë të garancive, atëherë Serbia përfiton dhe këto janë një rrezik i përbashkët”, u shpreh ai.

Sipas Haradinajt, institucionet në Serbi, përfshirë edhe akademinë e shkencave, kanë të zhvilluara strategji që, sipas tij, synojnë nxitjen e përçarjeve mes Kosovës dhe aleatëve të saj të sigurisë.

“E kanë të elaboruar dhe e diskutojnë dhe ndihmojnë një armiqësim të Kosovës me aleatët tanë të sigurisë. E ushqejnë, e nxisin, e shpërndajnë dhe e mbajnë gjallë përmes çdo forme komunikimi, përfshirë edhe rrjetet sociale”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova nuk duhet të lejojë gabime në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët e sigurisë.

“Kosova nuk e ka luksin e asnjë menaxhimi të gabuar të aleatëve të sigurisë, sepse kemi 400 kilometra kufi tokësor me Serbinë dhe përballë kemi forcat armike”, u shpreh ai.

Haradinaj paralajmëroi gjithashtu se çdo vendim i gabuar apo prirje populiste mund të ketë pasoja serioze për sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal.

“Çdo menaxhim i gabuar, çdo tendencë e populizmit na kushton në siguri, dhe pasojat nuk do t’i vuajë vetëm Kosova, por të gjithë”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.