☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,706 ▼0.51%
DOW 53,384 ▼0.14%
NASDAQ 26,359 ▼1.07%
NAFTA 84.21 ▲0.56%
ARI 4,421 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,794 ▲ +1.26% ETH $1,916 ▲ +0.52% XRP $1.0017 ▲ +0.07% SOL $76.9700 ▲ +1.52%
S&P 500 7,706 ▼0.51 % DOW 53,384 ▼0.14 % NASDAQ 26,359 ▼1.07 % NAFTA 84.21 ▲0.56 % ARI 4,421 ▼1.18 % S&P 500 7,706 ▼0.51 % DOW 53,384 ▼0.14 % NASDAQ 26,359 ▼1.07 % NAFTA 84.21 ▲0.56 % ARI 4,421 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Çmimet nën “thjerrën” e inspektorëve të tregut, Qeveria kërkon nga tregtarët që ushqimi të mos shtrenjtohet më shumë se 3%

Norma vjetore e ndryshimit të çmimeve të produkteve bazë ushqimore në korrik të mos jetë më e madhe se 3 për qind – ka kërkuar kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e djeshëm me zinxhirët e marketeve. Në periudhën e ardhshme do të takohet edhe me furnizuesit dhe prodhuesit, prej të cilëve do të kërkojë të njëjtën gjë – inflacioni te ushqimi të jetë nën tre për qind në nivel vjetor.

“Një nga ato qëllime është që në muajin korrik norma vjetore e ndryshimit të çmimeve të produkteve bazë ushqimore të mos jetë më e madhe se 3 për qind, përkatësisht të jetë nën 3 për qind. U dakorduam të gjithë. Natyrisht, që kjo të realizohet, është e nevojshme të bëjmë një takim të tillë edhe me prodhuesit, distributorët dhe furnizuesit. Kjo do të ndodhë në periudhën e ardhshme dhe më pas të gjithë së bashku do të ulemi në një tavolinë dhe të gjithë së bashku do të jemi të përgjegjshëm shoqërisht”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka detyrë të bëjë një krahasim të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ndërsa qëllimi është të shihet se ku saktësisht krijohet rritja e çmimeve të ushqimit.

“Në të njëjtën kohë, Inspektorati Shtetëror i Tregut mori detyrë të bëjë një analizë krahasuese ndërmjet çmimeve të një produkti të njëjtë, një artikulli të njëjtë, nga furnizuesit drejt marketeve dhe çmimeve të marketeve për atë produkt të njëjtë ndaj konsumatorëve, qytetarëve. Për muajin maj 2025, krahasuar me majin 2026, të shohim se çfarë është ajo që krijon gjendjen që ne të kemi çmime të rritura të produkteve bazë ushqimore”, shtoi kryeministri Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse dyshon për keqpërdorime nga ana e tregtarëve, Mickoski tha: “Unë jam njeri që ndjek atë thënien amerikane: “Beso, por verifiko”.

Ndërkaq, dje pasi Komisioni Rregullator uli çmimet e karburanteve, kryeministri dërgoi një porosi të ashpër ndaj tregtarëve se kriza ka përfunduar dhe se qytetarët kanë qenë tolerantë, prandaj “tani është radha e tregtarëve dhe distributorëve t’ua kthejnë borxhin dhe t’i ulin çmimet, veçanërisht të produkteve bazë ushqimore”. Shtoi se nuk do të pranojë arsyetime dhe justifikime dhe paralajmëroi se publikisht do t’i tregojnë edhe emrat e marketeve që nuk do t’i ulin çmimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.