☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

DAP: Borxhi i përgjithshëm e kaloi shumën prej 13 miliardë denarë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (UJP) ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 07/2026, në të cilën figurojnë gjithsej 5.156 persona juridikë dhe fizikë me detyrime tatimore dhe doganore të papaguara.

Në listë janë evidentuar 2.007 persona juridikë, që është 66 më shumë krahasuar me listën e mëparshme, si dhe 3.149 persona fizikë, përkatësisht 32 më shumë.

Bëhet fjalë për borxhe të maturuara deri më 31 mars 2026, e të papaguara deri më 30 qershor 2026, për bazat: TVSH, tatim fitimi, tatim personal mbi të ardhurat, kontribute për sigurim të detyrueshëm social, akciza dhe dogana.

Në listë publikohen personat fizikë dhe ushtruesit e pavarur të veprimtarisë me borxh mbi 120.000 denarë, si dhe personat juridikë me borxh mbi 300.000 denarë.Sipas të dhënave të UJP‑së, borxhi i përgjithshëm neto i publikuar arrin në 13,08 miliardë denarë, që paraqet rritje prej mbi 162 milionë denarësh krahasuar me listën e mëparshme.

Nga kjo shumë, 12,86 miliardë denarë i referohen tatimeve dhe kontributeve, ndërsa borxhi për detyrimet doganore arrin në 213,57 milionë denarë.

Tatimpaguesit që nuk pajtohen me të dhënat e publikuara mund të drejtohen në drejtorinë rajonale kompetente të UJP‑së ose në Administratën Doganore, në varësi të llojit të borxhit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.