☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Deklaratat për protesta të VV-së kundër gazit amerikan, Kurti: Janë lajme të rrejshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot lidhur me deklaratat e ish-liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se njerëzit e Kurtit po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan.

Kurti në një deklaratë para gazetarëve tha se deklarimet e tilla janë lajme të rrejshme.

“Kam parë që kanë qarkulluar disa lajme të rrejshme për atë se Lëvizja Vetëvendosje planifikon të bëjë protesta. Natyrisht në këtë shekull protestat më të fuqishme i ka bërë VV-ja dhe ndoshta kur njerëzit e mendojnë protestën, e mendojnë VV-në. Mirëpo, kjo nuk flet asgjë për neve, flet për ata”, tha Kurti.

Ndryshe, ditë më parë Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se me vendimet e tij i ka hapur rrugë Serbisë në fushën tregtare dhe energjetike.

“Kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.