⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.06 ▼2.94%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▲ +0.92% ETH $2,296 ▲ +1.32% XRP $1.2533 ▲ +0.31% SOL $95.0200 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Deklarimet e Dekriminalizimit përgjegjësi personale, PS nuk bëhet ombrellë për askënd

“Deklarimet në formularin e dekriminalizimit janë përgjegjësi personale e individit, ndërsa Partia Socialiste nuk bëhet ombrellë për asnjërin”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini.

I ftuar në një studio televizive, Ulqini deklaroi se rastet si ai i Agim Kajmakut “nuk i bëjnë nder Partisë Socialiste”, por bëhet fjalë për përgjegjësi personale të individit.

“Partitë politike nuk kanë agjenci survejimi, por rregulla. Partitë duhet t’i çojnë kandidatët në KQZ disa kohë më përpara që t’i jepet mundësi organeve ligjzbatuese që të bëjnë verifikime para se të futen në fushatë. Partitë nuk ndërtojnë dot brenda tyre struktura që të zëvendësojnë prokurorinë apo kontrollin e pasurive”, tha ai.

Sipas Ulqinit, “partitë kanë përgjegjësi, por nëse dikush nuk deklaron diçka të ndodhur 25 vite më parë, është e pamundur të kërkosh penalizim për partinë, pasi partitë i ftojnë kandidatët që të plotësojnë formularin e dekriminalizimit”.

“Rastet që kanë ndodhur e kanë bërë sistemin më të sigurt dhe jam i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme, me ndryshimet që do të bëhen, do të ketë përmirësim. Kjo gjë nuk i bën nder Partisë Socialiste, por i vetmi mekanizëm për të shmangur këtë është të njohim problemet dhe të ndërtojmë instrumente për të shmangur këto episode”, u shpreh Ulqini.

Lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Ulqini tha se “duhet që të gjitha forcat politike të miratojnë me konsensus atë që ka kërkuar Bundestagu, atë që ka kërkuar Këshilli Europian dhe të jetësojmë në formën e neneve sugjerimet e OSBE/ODIHR për 4 palë zgjedhje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.