🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,030 ▼ -0.24% ETH $2,384 ▼ -0.07% XRP $1.2936 ▼ -1.06% SOL $102.6900 ▼ -0.83%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, thotë se nuk ka shkuar asnjë ditë në protestë pasi, sipas tij, ka qenë mjaftueshëm te protestat e organizuara nga Partia Demokratike.

“Unë, për shembull, nuk kam qenë asnjë ditë në protestë. Po e them, nuk e shikoj të arsyeshme që të jem pjesë e asaj proteste për arsye se protestoj boll kur bën Partia Demokratike protesta dhe patjetër do të kemi protestat tona shumë të fuqishme, siç i kemi pasur, duke ftuar të gjithë shqiptarët”, tha Baçi.

Kur u pyet se kur do të rinisin protestat e Partisë Demokratike, Baçi u përgjigj: “Jemi duke përfunduar procesin zgjedhor, me konstituimin e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e organeve të tjera drejtuese dhe pastaj do të njoftojmë qytetarët me agjendën tonë, për të qenë transparentë dhe përbashkues me të gjithë”.

Sipas tij, “në protestën qytetare janë me qindra e mijëra demokratë dhe kjo është në të mirë të protestës dhe Shqipërisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.