Digjet ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës
SPB Tetovë njofton se është djegur ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës.
“Më 13.09.2026 në ora 10:00 në SPB Tetovë, I.M.(44) nga fshati Gllogjë i Tetovës, ka denoncuar se afër stadiumit në fshatin Gllogjë i është shkaktuar zjarr një makine pune (ekskavator) i parkuar, pronë e bashkësisë lokale.
Nga zjarri është kapur brendësia, përkatësisht kabina e makines së punës dhe instalimi në kabinë. Zjarri është lokalizuar nga denoncuesi dhe persona të tjerë.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi policor i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.