☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Diplomati bullgar: Macron po shtyn Ballkanin drejt Rusisë, Putin do ketë porositur shampanjë!

“Pas vetos së presidentit francez, Emanuel Makron, homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet të ketë porositur një gotë shampanjë”. Kështu është shprehur ish ministri bullgar i punëve të Jashtme Solomon Pasi, duke potencuar se fillimi i procesit negociues me të dyja vendet po prolongohet për së treti herë. Ai pyeti nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me prolongimin për fillim të negociatave, po shtyhen drejt Rusisë, Turqisë dhe Iranit.
“A po i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi ish-ministri bullgar.
Ish ministri Pasi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut një ditë do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por shtroi pyetjen se me cilën shpejtësi do të bëhet kjo. Sipas ish-shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze që Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus.
“Çfarë mund të bëjmë me Makronin dhe vendimin e tij joracional? Mendoj se ministrja e Jashtme (e Bullgarisë), Ekaterina Zaharieva, mund ta bindë atë ta ndryshojë mendimin”, shtoi ai.
Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova “të kthehen prapa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.