⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +0.15% ETH $2,259 ▼ -0.02% XRP $1.2452 ▼ -0.63% SOL $93.7800 ▼ -2.13%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

DNV: Procesi zgjedhor përmbyllet në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme

Demokracia në Veprim vlerëson se certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përmbyll një proces që, në tërësi, u zhvillua në mënyrë të qetë, konkurruese dhe të rregullt.

Sipas një njoftimi për media thuhet se lëto zgjedhje u mbajtën në një rrethanë të pazakontë politike, pas disa proceseve zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër.

“Kjo u pa qartë në lodhjen e votuesve, në fushatën më pak intensive dhe në pjesëmarrjen më të ulët në votime. Megjithatë, vetë procesi nuk u shoqërua me incidente apo parregullsi që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Administrimi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht profesional. Publikimi i rezultateve, numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, trajtimi i votave jashtë Kosovës dhe shqyrtimi i ankesave u zhvilluan pa tensione të mëdha dhe pa zvarritje që do ta dëmtonin besueshmërinë e procesit”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, sipas DNV-së zgjedhjet nxorën përsëri në pah disa çështje që Kosova vazhdon t’i bartë nga një proces zgjedhor në tjetrin, përfshirë mungesën e rregullimit të parafushatës, cenimin e garës së barabartë zgjedhore nga vendimet ekzekutive, transparencën e pamjaftueshme të financimit e subjekteve politike gjatë zgjedhjeve, sidomos në hapësirën digjitale dhe nga kandidatët, vështirësitë e votuesve për ta gjetur vendvotimin, qasjen e kufizuar për personat me aftësi të kufizuara, si dhe sfidat që lidhen me votat preferenciale dhe votimin jashtë Kosovës.

“DnV është duke finalizuar raportet përfundimtar të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve, të cilat do të publikohen në javët në vijim. Raporti do të përfshijë gjetjet e plota për procesin zgjedhor dhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse. DnV u bën thirrje Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit, që reformën zgjedhore ta vendosë ndër prioritetet e para. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, institucionet e drejtësisë, komunat dhe institucionet tjera të përfshira në proces duhet t’i trajtojnë rekomandimet me seriozitet dhe t’i kthejnë ato në veprime konkrete”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim “Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe e bazuar në përvojën konkrete të cikleve të fundit zgjedhore. Ajo duhet të adresojë jo vetëm çështjet teknike të administrimit, por edhe elementet më të gjera të sistemit zgjedhor që ndikojnë në përfaqësim, barazi të garës, besim publik dhe funksionalitet institucional”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.