“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku u prit në aeroportin e Rinasit nga simpatizantë demokratë me flamuj të PD-së dhe SHBA-ve. Në një prononcim të shkurtër para tyre, Berisha e cilësoi vizitën si “udhëtimin më ripërtëritës të jetës”.
“Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, tha Berisha.
Ndërkohë, në postimin e tij në Facebook, ku ka shpërndarë pamjet nga pritja në Rinas, kanë vërshuar edhe komente negative nga qytetarë, të cilët kanë kritikuar Berishën dhe mënyrën e pritjes së tij.
“Kanë kaluar 83 vjet që servilët dhe komunistët s’kanë hequr dorë nga të bërtiturat për diktatorët. Sot edhe këtu në Rinas njësoj si në Korenë e Veriut, pritje për Sali Berishën. Boll se latë nam. Berisha duhej të ishte në shtëpi me kohë e vakt. Se e shkatërroi PD-në. Ka 36 vjet që bërtasin që Berisha mbajti komunistët në pushtet. Shiko kush e shoqëron Balliun, çuni i komunistit, apo Këllici, që humbi dy palë zgjedhje dhe Berisha pa gjë të keqe e caktoi zëvendësin e tij. Bërtisni, bërtisni, por do të ishte e mira që këtë frymë që harxhuat për Salën ta kishit çuar në Vlorë për të mbrojtur tërësinë e vendit”, shkruan një qytetar.
Një tjetër komentues ironizon pritjen e Berishës në Rinas: “Ja hodhët, Sala solli çekun e bardhë për tifozët e PD-së! Tani do hani me lugë floriri”.
“Kështu nuk u pritën kozmonautët që ishin në Hënë. Paska qenë në hall të madh… Sa gjynah”, shkruan një tjetër qytetar.
Në një tjetër koment, Berisha cilësohet në mënyrë ironike si “virusi i plakur”.
“Erdhi virusi i plakur, por akoma s’ju ka dalë infeksioni këtyre myqyryfëve. Këta do vdesin me këtë virus”, shkruan komentuesi.
Kritika ka edhe ndaj mbështetjes që vazhdon t’u jepet figurave politike.
“Ku ka arritur ky popull? Akoma merren me Berishën, me Ramën, me Mediun. Çfarë fatkeqësie. Ata po na vjellin e plaçkitin çdo ditë, e ne i duartrokasim dhe i përqafojmë”, shkruan një qytetar.
Një tjetër koment është edhe më i ashpër: “Sa mirë që i bëhet këtij populli. Kur i ngrihen lavde halleve të komunizmit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.