☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

E therën me thikë dhe e rrahën, një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.A. dhe A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprës penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas një njoftimi për media thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 gusht 2026, rreth orës 06:10, në një rrugë në Ferizaj, të pandehurit D.A. dhe A.A., me dashje dhe në bashkëveprim së bashku me një të mitur kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin A.Sh..

“Në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit A.A. dhe të dëmtuarit A.Sh., e cila kishte ndodhur rreth një viti më parë në Zvicër, me t`u takuar ditën kritike fillimisht e përcjellin me veturë, posa i dëmtuari futet në market dalin nga vetura, ku i pandehuri D.A., nxjerr nga gjepi një mjet të mprehtë – thikë dhe e godet njëherë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa i pandehur A.A., e godet të dëmtuarin me grusht dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, kurse i mituri me një mjet të rrezikshëm – shkop druri e godet të njëjtin në pjesë të ndryshme të trupit, për çka i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas edhe në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.