☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,358 ▼ -0.57% ETH $2,496 ▲ +0.21% XRP $1.4008 ▼ -0.68% SOL $104.3300 ▼ -1.21%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Kosova

Ekspertët analizojnë skenarët e mundshëm për rastin Sheholli

Avokati Hoxha thotë se heqja dorë nga kundërshtimi mund të çojë në marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, u diskutua rasti i Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh dhe shantazh, avokati Valdet Hoxha dhe eksperti i sigurisë Ismet Ibishi kanë komentuar kundërshtimin e aktakuzës dhe hapat e mundshëm të mëtejmë në këtë proces.

Avokati Valdet Hoxha ka thënë se kundërshtimi i aktakuzës është e drejtë procedurale e mbrojtjes, ndërsa ka vlerësuar se heqja dorë nga kundërshtimi mund të hapë rrugën për negociata me Prokurorinë Speciale.

“Është e drejtë procedurale. Ka të drejtë me heq dorë. Po e trasojnë rrugën për negociu me Prokurorinë për marrëveshjen e pranimit të fajësisë”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, veprat penale të kësaj natyre dhe kompleksiteti kërkojnë kujdes të madh gjatë hetimit dhe arrestimit.

“Këto vepra të tilla dhe të komplikuara duhet kujdes i madh për t’i hetu dhe për t’i arrestu. Në këtë fazë, Prokuroria Speciale ka argumente të mjaftueshme që provat materiale dhe personale janë të mjaftueshme për qëndrimin e aktakuzës”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë epilogun e rastit, duke rikujtuar parimin e prezumimit të pafajësisë, por ka shtuar se nuk do të habitej nëse do të ketë pranim të fajësisë.

Hoxha e ka cilësuar kundërshtimin e aktakuzës si një teknikë të mbrojtjes, përmes së cilës avokati ndërton një skenar për të arritur qëllimin final.

“Është teknikë e mbrojtjes. Secili mbrojtës ndaj të mbrojturit të tij ndërton një skenar, mbi të cilin tenton të arrijë qëllimin final”, është shprehur ai.

Sipas Hoxhës, një tjetër taktikë e mbrojtjes është mospranimi i fajësisë në fazat fillestare, ndërsa më pas mund të ketë heqje dorë nga kundërshtimi i aktakuzës dhe kundërshtimi i provave.

“Taktikë e mbrojtjes, mospranimi i fajësisë në fazat fillestare, por heqja dorë për kundërshtimin e aktakuzës dhe hedhja poshtë e saj. Po ashtu edhe kundërshtimi i provave. Mendoj që do të ketë negociim me Prokurorinë Speciale dhe do të ketë një dënim”, ka deklaruar Hoxha.

Eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi, ka thënë se Fatmir Sheholli nuk duhet të jetë personi i vetëm i përfshirë në rastin e spiunazhit, duke kërkuar që hetimet të zbardhin edhe emrat e tjerë.

“Fatmir Sheholli nuk ka qenë i vetëm. Duhet të dalin edhe emrat e tjerë. Ndoshta okupimet shekullore kanë bërë që gjithmonë të kemi pasur njerëz që kanë punuar për shërbimet e ish-Jugosllavisë apo të Serbisë. Kemi edhe një libër të freskët ku janë përmendur emra të shqiptarëve që kanë shërbyer. Kush posedon antivlera, nuk njeh as komb, as fe e asgjë tjetër. Kjo mund të jetë tregues se njerëzit po bien nën ndikim për shkak të mjeteve apo rrethanave të tjera. Sidoqoftë, këto janë vepra të rrezikshme për vendin tonë”, ka deklaruar Ibishi./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.