☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,314 ▲ +4.18% ETH $2,641 ▲ +5.36% XRP $1.4334 ▲ +8.27% SOL $111.9100 ▲ +5.89%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestru

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave, ndërsa për një ish-hartograf pranë ASHK-së Fier është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, çështja lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që njihte të drejtën e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.

Një prej trashëgimtarëve përfitues, Ervin Habilaj, kishte përfituar në vitin 2018 kompensim financiar në vlerën 53.8 milionë lekë. Pavarësisht këtij kompensimi, hetuesit dyshojnë se gjatë vitit 2023 ai ka ndjekur procedurat për regjistrimin e gjashtë pasurive në zonën kadastrale nr. 2436, me sipërfaqe totale rreth 71.7 hektarë.

Nga hetimi janë evidentuar gjithashtu veprime të ish-drejtorit të ASHK Fier, Ertis Shehu, dhe ish-hartografit Emiljano Ruka, lidhur me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e këtyre pasurive.

Pas regjistrimit, disa prej pronave dyshohet se janë tjetërsuar përmes shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Prokuroria vijon verifikimet për këto transaksione, gjurmimin e vlerave monetare dhe përcaktimin e destinacionit të tyre.

Në kuadër të hetimeve, që drejtohen nga prokurorja Iva Hoxha, janë sekuestruar gjithashtu 715 mijë e 976 euro, të depozituara në llogarinë bankare të Ervin Habilajt. Po ashtu, janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera që do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të çështjes, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësisë penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.