☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.31 ▲1.41%
ARI 4,056 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,994 ▲ +1.48% ETH $2,356 ▲ +1.83% XRP $1.3320 ▲ +2.57% SOL $101.8800 ▲ +1.78%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.31 ▲1.41 % ARI 4,056 ▼0.45 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.31 ▲1.41 % ARI 4,056 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Engel kritikon BE-në: Frustruese që Kosovës s’i janë hequr vizat

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, tha se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Duke folur për gazetarët në Bruksel, Engel kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së
“Kjo gjë (liberalizimi i vizave) nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese”, tha Engel.

Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi qysh në mars të vitit të kaluar.

“Po qe se Kosova e sheh se nëse përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë”, tha Engel.

Komentet vijnë pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovës që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është kundër interesave amerikanë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngulur këmbë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa të mos hiqet taksa.

Engel tha se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Engel tha se shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen përpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.