Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,102 ▼0.34%
DOW 49,389 ▼0.12%
NASDAQ 24,340 ▼0.53%
NAFTA 87.18 ▲5.56%
ARI 4,819 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,403 ▼ -0.22% ETH $2,305 ▼ -0.67% XRP $1.4264 ▲ +0.13% SOL $85.5400 ▼ -0.6%
S&P 500 7,102 ▼0.34 % DOW 49,389 ▼0.12 % NASDAQ 24,340 ▼0.53 % NAFTA 87.18 ▲5.56 % ARI 4,819 ▼1.25 % S&P 500 7,102 ▼0.34 % DOW 49,389 ▼0.12 % NASDAQ 24,340 ▼0.53 % NAFTA 87.18 ▲5.56 % ARI 4,819 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Filkov: Ligji për Këshillin Gjyqësor tashmë po jep rezultate konkrete

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në fjalimin e sotëm para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, konfirmoi angazhimin e vendosur të Qeverisë për reformat gjyqësore."Fokusi ynë në këtë periudhë është në masat me afat deri në qershor 2026. Po punojmë intensivisht, me dinamikë të qartë dhe rezultate të matshme", theksoi Filkov.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në fjalimin e sotëm para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, konfirmoi angazhimin e vendosur të Qeverisë për reformat gjyqësore.”Fokusi ynë në këtë periudhë është në masat me afat deri në qershor 2026. Po punojmë intensivisht, me dinamikë të qartë dhe rezultate të matshme”, theksoi Filkov.

Ai informoi se Ministria e Drejtësisë po punon në mënyrë aktive për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, me grupin e punës të ngritur që tashmë ka mbajtur disa takime dhe ka miratuar një pjesë të konsiderueshme të zgjidhjeve të propozuara.

“Procesi është aktiv, transparent dhe i orientuar drejt konsensusit. Konsultimet me institucionet dhe sektorin e shoqërisë civile janë të vazhdueshme dhe do të vazhdojnë me intensitet të shtuar”, theksoi Ministri.

Duke iu referuar reformave në gjyqësor, Filkov theksoi se Ligji për Këshillin Gjyqësor tashmë po jep rezultate konkrete.“Ne kemi futur kritere të qarta, standarde të matshme dhe llogaridhënie aty ku më parë mungonin. Kjo është provë se reformat nuk mbeten vetëm në letër”, tha ai.

Ministri theksoi se ligjet kryesore për prokurorinë publike, të cilat morën mendim pozitiv nga Komisioni i Venedikut, po përballen me sfida në procedurën parlamentare.

“Për fat të keq, gjatë procedurës parlamentare, opozita vendosi të bllokojë miratimin e këtij ligji kyç reformues për Pokurorinë Publike. Edhe pse ne pranuam shumicën e amendamenteve të tyre, në vend të një kontributi konstruktiv, ata për fat të keq vendosën të bllokojnë perspektivën evropiane të vendit tonë”, theksoi Filkov, duke shtuar se “përgjegjësia për të ardhmen evropiane është e përbashkët dhe vendosmëria jonë mbetet e palëkundur./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.