🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.84 ▼0.91%
ARI 4,075 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,931 ▼ -1.44% ETH $2,302 ▼ -2.56% XRP $1.2958 ▼ -3.48% SOL $99.5700 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.84 ▼0.91 % ARI 4,075 ▲0.59 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.84 ▼0.91 % ARI 4,075 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Flamurtari, barazim dramatik me Burrelin

Flamurtari dhe Burreli ende pa e shijuar fitoren këtë sezon. Edhe në javën e dytë të Kategorisë së Parë, në ndeshjen që ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga Vlora, gjithçka është ndarë në barazim 1-1.

Si për Flamurtarin, ashtu dhe Burrelin ky është barazimi i dytë radhazi. Në një stadium të boshatisur nga tifozët, kjo për shkak të dënimit të sportdashësve vlonjatë nga sezoni i kaluar, të dyja skuadrat e kanë të vështirë të japin më të mirën e tyre.

Megjithatë Flamurtari është më kërkues, ndërsa në të 14’, Jakup Berisha ka gjuajtur brenda zonës së rreptësisë së Burrelit, por ka pritur Mattos. Kundërpërgjigjen matjanët në të 28’ me Hotin, por jashtë. Përsëri këmbëngul skuadra e Oltijon Kërnajës për të gjetur golin e avantazhit, por në të 32’, Mattos e ka pritur gjuajtjen e Migones.

Edhe në pjesën e dytë Mattos e ka mbajtur në lojë Burrelin, teksa në të 64’ ka pritur gjuajtjen e Nurjas. Dhe matjanët marrin zemër, ndërsa në të 68’ kanë fituar njëmbëdhjetëmetërsht, kjo pas ndërhyrjes së gabuar të Keneth. Nga pika e bardhë ka gjuajtur Xhabrahimi dhe 1-0 për Burrelin.

Tanimë Flamurtari nuk ka se çfarë të humbasë dhe ushtron presion për të gjetur golin e barazimit. Provon Migone në të 87’, por shënjestra është e gabuar. Lushaj kërkon të befasojë nga goditja e dënimit në të 90’, por përsëri jashtë.

Dhe në frymën e fundit, pikërisht në minutën e pestë shtesë, ka barazuar Pjeshka. Përfundimisht 1-1, kurse Flamurtari e Burreli ngjiten në kuotën e dy pikëve pas dy javësh kampionati në Kategorinë e Parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.