☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin social Facebook një fragment nga bashkëbisedimi me moderatoren Rudina Xhunga në podcastin maratonë “Flasim Shqip”. Duke folur për protestat dhe ndikimin e dezinformimit në hapësirën digjitale, Rama tha se dhjetëra mijëra profile me fytyra dhe emra shqiptarë janë krijuar në mënyrë artificiale dhe përdoren për të nxitur tensione në vend.

“E kishim të dëgjuar se si bëhen interferencat në zgjedhje në vendet e tjera, se si bëhen interferencat për të nxitur revoltat se si u interferua gjithë sistemi i komunikimit dixhital francez për të provokuar ato djegiet e Parisit, por tjetër është a qesh me dëgjuar tjetër ta shohësh se si dhjetëra mijëra ushtarë të prodhuar në laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën digjitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh”, deklaroi Rama.

Kryeministri e krahasoi fenomenin me ndërhyrjet digjitale të raportuara në vende të tjera, duke përmendur edhe raste ku teknologjia është përdorur për të ndikuar në zgjedhje apo për të nxitur protesta. Sipas tij, një pjesë e madhe e atyre që shfaqen online si mbështetës apo pjesëmarrës në protesta nuk ekzistojnë realisht.

“Realiteti i tyre i skuadrës nuk ishin në protestë. Ata nuk ekzistojnë, ata janë të krijuar në laborator dhe ata i japin narrativave të ndryshme”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.